Udhëheqja parlamentare

E martë, 26 korrik 2016 

Takimi i lamtumirës i kryetarit Veljanoski me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Sh.T.  Aivo Orav 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski sot në takimin e lamtumirës e pranoi euroambasadorin, z. Aivo Orav në të cilin bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i ndërsjellë i shkëlqyeshëm gjatë mandatit të ambasadorit në Republikën e Maqedonisë. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Kuvendi e merr nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se edhe më tutje bashkëpunimi do të vazhdojë të zhvillohet në nivel veçanërisht të lartë, me mirëkuptim dhe miqësi. 

Në takimin u diskutua për ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë në të cilat komuniteti ndërkombëtar ka rol aktiv në gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e keqkuptimeve në plan politik.  Kryetari Veljanoski theksoi se shpreson në zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike në Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht theksoi se do të bëjë gjithçka që është në kompetencë të tij për t'u realizuar aktivitetet që dalin nga marrëveshje e fundit ndërmjet partive politike. 

Ambasadori Orav theksoi se shpreson në implementimin e shpejtë të marrëveshjes me qëllim Republika e Maqedonisë të përkushtohet në integrimin euroatlantik dhe sa më shpejtë t'i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.  Ai theksoi se duke pasur parasysh të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa, siç është kriza me migruesit dhe sulmet terroriste, për BE-në është me rëndësi ta ketë RM-në si partner stabil. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit Orav në angazhimin e tij të ardhshëm dhe e potencoi transparencën e Kuvendit për bashkëpunim dhe për komunikim të vazhdueshëm me Delegacionin e BE-së në RM. 

Click