Udhëheqja parlamentare

E enjte, 15 shtator 2016 

Takimi i parë zyrtar i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë me kryetarin e Parlamentit të Greqisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot në kornizat e Konferencës Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve, që u mbajt në Strasburg, realizoi takim bilateral me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Greqisë, z. Nikollaos Vucis. 

Në fillim të takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të madhe nga mundësia të takohen dhe të bisedojnë për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen të dyja vendet fqinje. Bashkëbiseduesit u pajtuan se takimet e tilla janë shembull pozitiv dhe janë të rëndësishme për thellimin e ardhshëm të bashkëpunimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dyja shteteve në të gjitha fushat.

Në këtë rast, kryetari Veljanoski potencoi se Republika e Maqedonisë me përkushtim vazhdon t'i kultivojë marrëdhëniet me Republikën e Greqisë, duke përkujtuar në faktin se të dyja vendet kultivojnë vlera të njëjta, kanë traditë të njëjtë, kulturë të njëjtë dhe fe të njëjtë, përkatësisht kanë shumë supozime që të jenë miq dhe fqinj më të afërt. Kryetari Veljanoski potencoi se integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë është prioriteti ynë dhe theksoi se është e mirëseardhur ndihma nga Republika e Greqisë të cilën mund ta japë në këtë drejtim.

Kryetari Veljanoski theksoi se politikanët duhet të përkushtohen në gjetjen e mënyrave se si të ndalohet spirali i emetimit të lajmeve të pavolitshme, të promovohen shembujt pozitivë të bashkëpunimit në jetën e përditshme ndërmjet qytetarëve dhe të gjenden mënyrat në të cilat do të manifestohet bashkëpunimi në fushat për të cilat ka interes të përbashkët. 

Në lidhje me bashkëpunimin parlamentar, kryetari Veljanoski, në këtë rast, bëri thirrje që në Parlamentin e Greqisë të vendoset grupi për bashkëpunim me Parlamentin tonë. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në këtë përbërje parlamentare, si dhe në të gjitha përbërjet paraprake, është formuar Grupi Parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë. Gjithashtu, kryetari Veljanoski theksoi se Kuvendi vazhdon të jetë i hapur për vizitën e deputetëve nga Parlamenti i Republikës së Greqisë, dhe pastaj i bëri thirrje kryetarit Vucis të jetë mysafiri i tij dhe zyrtarisht ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Vucis theksoi se të dyja vendet duhet ta marrin shembullin e pajtimit të Francës dhe Gjermanisë, i cili tregoi se me bashkëpunim të përbashkët dhe qëllime të sinqerta, mund të tejkalohen të gjitha pengesat për një ardhmëri të suksesshme dhe të përbashkët ndërmjet shteteve për të mirën e qytetarëve të tyre. Ai theksoi se si kryetar i Parlamentit, e paraprakisht edhe si anëtar i pushtetit ekzekutiv, çdoherë është i përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve gjithëpërfshirëse, dhe se Qeveria e Greqisë në bashkëpunim me ministritë tona, përmes projekteve të ndryshme, punon në ndërtimin e besimit ndërmjet të dyja vendeve dhe në mënyrë aktive është e përfshirë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dyja vendeve për një bashkëpunim të ardhshëm pozitiv. 

Në lidhje me kontestin i cili vite të tëra është pengesë në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, kryetari Vucis theksoi se ky duhet të zgjidhet në nivel ndërkombëtar, me ndihmën e ndërmjetësimit ndërkombëtar, i cili veç më është i vendosur, dhe potencoi se shpreson në zgjidhjen sa më të shpejtë të cilën do ta pranojnë të dyja palët. Në ndërkohë, sipas z. Vucis, duhet të shikohet fotografia e madhe dhe të punohet në thellimin e bashkëpunimit ekzistues në fushat për të cilat ka interes të përbashkët, siç janë disa projekte në lidhje me investimet ndërkombëtare. Kjo është mjaft me rëndësi për të dyja vendet që të kenë bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe bashkëpunim të biznesit për shfrytëzim më efikas të fondeve.

Kryetari Vucis theksoi se Bashkimi Evropian, përkatësisht disa nga vendet-anëtare më të mëdha, kanë qëndrim se Ballkani si tërësi duhet të margjinalizohet dhe të mos jetë në nivel të njëjtë ekonomik me pjesën e mbetur të Bashkimit Evropian. Si rrjedhojë, vjen edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Greqisë. Për këtë arsye, Republika e Greqisë dëshiron integrim sa më të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo do ta përforconte rajonin në tërësi, por do ta përmirësojë edhe pozitën e Republikës së Greqisë. 

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit vërtetuan se takimi i sotëm është fillimi i një bashkëpunimi më të thellë në nivel parlamentar, i cili duhet të paraqes edhe nxitje për përmirësimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë në të gjitha nivelet. 

Click