Aktivitetet

E enjte, 7 nëntor 2019

DITA E DYTË NGA VIZITA E DELEGACIONIT NË AP TË NATO-S NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 

Shefi i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Ilija Dimovski dhe anëtarja Katerina Kuzmanovska, si pjesë e Komitetit për Dimension Civil të Mbrojtjes, sot e vazhduan vizitën në Republikën e Francës me përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës. 

Delegacioni kishte mundësi për të këmbyer mendime me znj. Dunja Mijatoviq, komisar për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, e cila i njoftoi deputetët për gjendjen shqetësuese me emigrantët në territorin e Republikës së Greqisë dhe mundësinë për eskalim, gjë që e imponon nevojën për koordinim më të madh ndërmjet anëtarëve edhe me Komisionin Evropian. Në pyetjen e deputetit Ilija Dimovski për vizitën eventuale të komisares në vendin dhe konstatimin e gjendjes në pjesën e lirisë së mediave, ajo njoftoi se planifikon vitin e ardhshëm ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim konstatimin e gjendjes faktike në atë plan. 

Në takimin me sekretaren e përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Vojçiek Savicki, u diskutua për aktivitetet aktuale të Kuvendit, kushtet për pranim vendeve të reja ose kthim të vendeve të caktuara prapa në organizatën. Z. Savicki potencoi se sundimi i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut si postulate mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës dhe institucionet e tij doemos duhet të respektohen nga ana e të gjitha vendeve anëtare. 

Anëtarët kishin mundësi që të jenë të pranishëm në debatin në kuadër të Forumit botëror për demokraci të organizuar nga ana e Këshillit të Evropës, ku fjalime mbajtën znj. Hauva Ibrahim, fituese e çmimit Saharov për vitin 2005. Enriko Leta, ish-kryeministër dhe dekan i Shkollës së Parisit për marrëdhënie ndërkombëtare, znj. Sibet Nidaje, sekretar shtetëror i kryeministrit dhe zëdhënëse qeveritare dhe z. Aleksej Venediktov, kryeredaktor i Eko Moskva. Pjesëmarrësit kishin mendime të ndara rreth valës së lajmeve të rrejshme nga më shumë burime, si dhe për ndikimin negativ të rrjeteve sociale dhe kërkuesve të internetit në informimin e publikut veçanërisht te të rinjtë, pa ndërhyrje redaktuese të informatave të publikuara. 

Click