Aktivitetet

E hënë, 10 shkurt 2020

Grubi - Valldman: Shpresë e re për fillimin e negociatave këtë verë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, me anëtarët e Komisionit, z. Betiane Kitev, znj. Magdalena Milevska dhe znj. Teuta Bilalli, realizuan takim me delegacionin e Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Hajke Velldman, në shoqërim të anëtarit të Komisionit z. Anne Mullder dhe ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në vend, z. Dirk Jan Holl.

Në takimin z. Grubi informoi për ngjarjet e fundit në vend, me ç’rast u fokusua në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të caktuara për në prill të këtij viti, si dhe në reformat e realizuara deri më tani, të cilat i kërkon prej nesh BE-ja. Në atë kontekst, informoi për realizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të Marrëveshjes së Prespës, Strategjisë për reforma në sistemin e jurisprudencës, si dhe në procedurë të Kuvendit janë të dyja propozimet e ligjeve për Prokurorinë publike dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë të RM-së. Shfaqi shpresë se Kuvendi do të arrijë t’i miratojë të dyja zgjidhjet ligjore deri në shpërndarjen e Parlamentit, dhe se kjo do të rezultojë me marrjen e datës për fillimin e negociatave të Këshillit në mars ose në maj të këtij viti.   

Nga ana e Holandës u theksua se është me rëndësi që këto dy ligje nga sfera e jurisprudencës të miratohen sa më shpejt, me konsensus, me qëllim për të shkuar një hap para në luftën me korrupsionin, gjë që është kriter shumë i rëndësishëm që vendet anëtare të BE-së të japin dritë të gjelbër për fillimin e negociatave në Këshillin në Zagreb këtë vit.

Në diskutimet e anëtarëve të Komisionit, Betiane Kitev, znj. Magdalena Manaskova, znj. Elizabeta Kançeska Milevska dhe znj. Teuta Bilalli, u vërtetua përcaktimi i përbashkët i të gjitha partive politike për perspektivën evropiane të vendit, dhe në atë kontekst edhe përkushtimi i tyre për realizimin e reformave evropiane. Gjithashtu, u shprehën edhe mendime për metodologjinë për zgjerim të Komisionit Evropian, duke sugjeruar se bëhet fjalë për mekanizma më të ndërlikuara për anëtarësim të vendeve të reja aspirante, që do të kërkojë edhe administratë profesionale dhe mbështetje ekspertësh në procesin e negociatave. U zotuan bashkërisht për angazhim të mëtutjeshëm në reformat e vendit, jo vetëm në sferën legjislative, por edhe në implementimin e tyre në praktikë. 

Click