Aktivitete

E hënë, 13 janar 2020

MBLEDHJA E PESËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI   

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit, në mbledhjen e 54-të, si trup punues amë, shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhura (leximi i parë); 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës - (leximi i parë);
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor (leximi i parë);
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  menaxhim me paketim dhe mbeturina nga paketimi (leximi i parë); 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujërat - (leximi i parë);
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizma të modifikuara gjenetikisht - (leximi i parë);
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të emisioneve nga komponentët e avullueshme organike gjatë shfrytëzimit të benzinës (leximi i parë); 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin hekurudhor - (leximi i parë);
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor - (leximi i parë);
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për teleferikë dhe ski-lifta - (leximi i parë).

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm: Jani Makraduli, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve. 

Përfaqësuesi i Qeverisë, Makraduli dha arsyetim për shtatë pikat e para të rendit të ditës, ndërsa ministri Sugarevski për tre pikat tjera.  Ato e theksuan nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji konstatoi se Propozim-ligjet e lartpërmendura janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

 
a

Na ndiqni në: