Aktivitetet

E enjte, 7 nëntor 2019

PJESËMARRJA E ANËTARËVE TË KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI NË KONFERENCËN VJETORE RAJONALE TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE PËR MBROJTJE DHE SIGURI TË VENDEVE NGA EVROPA JUGLINDORE  

Me ftesë të Qendrës për bashkëpunim të sigurisë RAKVIAK (RAKVIAC), Komiteti për Siguri Nacionale i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe Qendra për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë, DCAF (Zhenevë), më 5 dhe 6 nëntor 2019 në Tiranë, Republika e Shqipërisë, anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri morën pjesë në Konferencën vjetore rajonale në Komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri të vendeve të Evropës Juglindore. 

Qëllimi i konferencës ishte që të jepet një pasqyrë mbi mekanizmat dhe praktikat e komisioneve parlamentare rajonale për mbrojtje dhe siguri, duke u mundësuar pjesëmarrësve që të bisedojnë për sfidat e sigurisë, procedurat parlamentare dhe mekanizmat për mbikëqyrje në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë.  
Fokus i veçantë u vendos në rritjen e rëndësisë së sfidave në sferën e sigurisë kompjuterike në Evropën Juglindore dhe më gjerë dhe praktikat e mira adekuate të mbikëqyrjes parlamentare mbi sektorin e sigurisë. 

Në vizitë morën pjesë deputetët:  Hari Lllokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Emil Dimitriev, Xhevat Ademi dhe Rexhep Memedi, anëtarë të Komisionit.  

Llokvenec në fjalimin e vet theksoi se mbikëqyrja parlamentare duhet ta pengojë keqpërdorimin eventual, por në asnjë rast nuk guxon të jetë kufizim i funksionimit të institucioneve të cilat kujdesen për sigurinë nacionale dhe të integruar të NATO-s. Sugjeroi se vullneti politik i parlamentarëve për të përdorur mjete dhe mekanizma që i kanë në dispozicion paraqet kusht i rëndësishëm për mbikëqyrje parlamentare efektive të sektorit të sigurisë. 

Theksoi se kohërat e reja moderne sjellin sfida të reja të cilave ne si shtet duhet t’u përshtatemi individualisht, në nivel rajonal dhe botëror. 

Siguria kompjuterike dhe lufta me sajber krimin bëhen prioritet botëror numër një. Theksoi se për ato arsye, përforcimi i kapaciteteve nacionale për ballafaqimin me rreziqet sajber dhe përmirësimi i sajber sigurisë në nivel nacional janë me rëndësi prioritare për ne si shtet 

Sqaroi se në vitet e fundit sajber rreziqet janë ndër rreziqet më të mëdha të sigurisë mbi shoqëritë bashkëkohore, me ç’rast ato duhet të trajtohen si pjesë integrale e sigurisë nacionale dhe ndërkombëtare. 

Në vazhdim theksoi se Strategjia nacionale maqedonase për sajber siguri 2018-2022 është dokument strategjik që duhet të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e mjedisit të sigurt, të besueshëm dhe rezistues digjital, që bazohen në besim dhe bashkëpunim në fushën e sajber sigurisë. Theksoi se e njëjta është e zhvilluar në pajtim me Strategjinë për sajber sigurinë e Bashkimit Evropian dhe Politikën dhe Angazhimin për sajber sigurinë  e NATO-s. 

Në fund, Llokvenec theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është një prej segmenteve kryesore në angazhimet për rritjen e kapaciteteve për ballafaqim me rreziqet në sajber hapësirën. Me qëllim sigurimin e operativitetit të plotë të institucioneve shtetërore dhe organeve kompetente përgjegjëse për ballafaqim me rreziqet dhe incidentet në sajber hapësirën, nevojiten partneritete internacionale të atyre institucioneve me shtete dhe organizata tjera. 

Click