Aktivitetet

E hënë, 20 janar 2020, Zagreb 

PJESËMARRJA E DEPUTETIT EJUP ALIMI NË DEBATIN PËR PRIORITETET E KRYESIMIT TË KROACISË ME BE 

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën dyditore të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së - KOSAK, që mbahet në Zagreb, sot fjalim mbajti koordinatori i BDI-së dhe shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Alimi. 

Alimi mori pjesë në debatin në lidhje me prioritetet e Kroacisë gjatë kryesimit të saj gjashtëmujor me BE-në, me ç’rast i shprehu falënderim kryeministrit të Kroacisë Plenkoviq, i cili në fjalimin e tij hyrës shprehu gatishmëri për t'i mbështetur aspiratat evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, në kuadër të kryesimit të Kroacisë me BE-në. 

Në atë kontekst theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kriteret e nevojshme dhe se meritojnë të marrin datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, sa më shpejt, me ç’rast e citoi edhe Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Llajen se të dyja vendet i kanë përmbushur kriteret dhe se BE-ja duhet t'i fillojë negociatat aderuese në pranverë. 

Kryeministri Plenkoviq si prioritete të këtij kryesimi e theksoi edhe nevojën për zhvillim të Evropës, lidhshmërinë, mbështetjen dhe ndikimin e saj. 

Click