Aktivitete

E premte, 10 korrik 2020

PRIORITET I PRESIDENCËS GJERMANE ËSHTË FILLIMI I NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË BE

Sot, Presidenti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me Ambasadoren e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.A. znj. Anke Gisele Holshtajn.

Duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë për aspiratat tona euro-atlantike dhe inicimin e Procesit të Berlinit si një model për afrimin drejt vlerave evropiane.

Rruga e reformës, ka sjellë anëtarësimin e plotë në NATO dhe vendim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kryetari Xhaferi gjithashtu përshëndeti bashkëpunimin ndërinstitucional parlamentar në të gjitha nivelet, përfshirë Programin IPS dhe partneritetin me Bundestagun, përmes ndihmës për zhvillimin e projektit me Konfederatën Zvicerane për avancimin e transparencën dhe llogaridhënies ndaj publikut. Gjatë mandatit tim, kam punuar shumë për të arritur këtë qëllim, ndërsa fakt i pakontestueshëm është vizita e më shumë se 20.000 vizitorëve në Kuvend dhe intensifikimi i bashkëpunimit me OJQ-të, Ambasadat, Misionin e BE-së dhe Zyrën e NATO-s në Shkup, theksoi Xhaferi. Ai e informoi bashkëbiseduesen e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe përgatitjet për seancën konstitutive në Parlament.

Ambasadorja Holshtajn shprehu mirënjohje për fjalët e ngrohta dhe të këndshme gjatë pranimit dhe tha se ishte një nder i veçantë që ajo të përfaqësonte vendin e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale pa çështje të hapura dhe bashkëpunim në shumë fusha me interes të ndërsjellë, gjë që shënon mundësi për zgjerim edhe në fusha të tjera në të ardhmen. Vendi ka bërë përparime të mëdha vitet e fundit me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe mori vendim për fillimin e bisedimeve për anëtarësimit në BE, një vendim që duhet të ndodhte shumë kohë më parë, theksoi Ambasadorja Holshtajn.

Tani është koha së bashku me Republikën Federale të Gjermanisë, për të hyrë në fazën tjetër të procesit të integrimit evropian - mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin zyrtar të negociatave. Ky është prioritet i kancelares gjermane Angela Merkel dhe i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, e cila do të zhvillohet kah fundi i këtij viti. Aktivitetet në kuadër të presidencës gjermane me Këshillin e BE-së, e cila po mbahet në një format jo standard, do të përqendrohet gjithashtu në luftën kundër virusit Korona dhe ballafaqimin me pasojat e tij, veçanërisht dëmet ekonomike dhe miratimin e një kornize të re financiare të BE-së. 

Ambasadorja Holshtajn, konkludoi se vendi pritet të tregojë pjekuri demokratike në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe të vazhdojë drejt rrugës integruese, me një qeveri e cila ka legjitimitet të plotë, si dhe në pjesën e kryesimit me Procesin e Berlinit së bashku me Republikën e Bullgarisë këtë vit, si një mundësi edhe për të forcuar më tej marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve. 

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.