Aktivitetet

E mërkurë, 19 shkurt 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME BURSIST NË BUNDESTAGUN GJERMAN 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me bursistin e zgjedhur parlamentar në Bundestagun gjerman për vitin 2020, Elena Mitriçka. Në takim ishte i pranishëm edhe Miki Millkoski, zëvendës sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Katrin Frinsfelld, atashe i Kulturës dhe Marija Micevska Kokallanova, koordinatore e programit IPS në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Kryetari Xhaferi e theksoi praktikën shumëvjeçare dhe përvojat pozitive nga bërja e deritanishme e stazhit të bursistëve të IPS prej vitit 2009 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtpërdrejt para shkuarjes së tyre në Republikën Federale të Gjermanisë, dhe shtoi se në këtë mënyrë, u mundësohet që më të përgatitur të fillojnë praktikën te një deputet gjerman në Bundestag. Ai nënvizoi se Kuvendi në vazhdimësi merr pjesë në promovimin dhe motivimin e personave të rinj që në mënyrë aktive të paraqiten për shfrytëzimin e kësaj burse, ndërsa pas kthimit të tyre ti ndajnë përvojat e përfituara nga puna e tyre në Bundestag. 

Z-nj. Frinsfelld falënderoi për realizimin e takimit të sotëm dhe për mundësimin e praktikës parlamentare, e cila dalë ngadalë shndërrohet në traditë të bukur për bursistët e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shumë është e rëndësishme që  bursistët të inkuadrohen mirë në punën e Bundestagut, dhe të lënë përshtypje të shkëlqyer te deputetët gjerman. Në anën tjetër, kjo bërje stazhi në Bundestag, bursistëve që vijnë nga vendet fqinje u ndihmon që së afërmi të njoftohen dhe ti tejkalojnë ca animozitete që i kanë pasur paraprakisht ndërmjet veti, të ndërlidhen në një rrjet më të madh të bursistëve dhe të veprojnë në mënyrë aktive në vendet e tyre amë dhe në rajon më gjerë. 

IPS është aktivitet tradicional i Bundestagut gjerman, i cili bashkë me Universitetin Teknik, Universitetin e Lirë dhe Universitetin Humbolt nga Berlini, u jep mundësi të rinjve me arsim të kryer universitar të cilët vijnë nga vendet e Evropës Juglindore të njoftohen me sistemin  parlamentar në Gjermani. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekti realizohet prej vitit 2001, deri tani nga vendi kanë marrë pjesë 52 bursistë. Bursistët punojnë me deputetë në Bundestagun gjerman, të cilët kanë interes të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, a veçanërisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Programi i Kuvendit të RMV që filloi të realizohet prej vitit 2009, është programi i  dymbëdhjetë për njohjen e këtyre bursistëve me punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Click