Aktivitete

E martë, tetor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Kristin Forsgren Bengtson, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut    

Sot, në Kuvendin e Republikës ë Maqedonisë së Veriut u realizua takim i parë i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Kristin Forsgren Bengtson.

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me dëshira për mandat të suksesshëm ambasadori dhe nënvizoi se me Ambasadën e Mbretërisë së Suedisë në Shkup, kemi në vazhdimësi bashkëpunim shumë të afërt dhe konstruktiv. Kjo është refleksion edhe i faktit që dy shtetet tona historikisht kultivojnë marrëdhënie të hapura, të afërta dhe miqësore, të bazuara mbi mbështetjen dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Theks i veçantë është vënë edhe në bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, me vizita të ndërsjella dhe këmbim të përvojave nga praktikat parlamentare. 

Kryetari e riafirmoi mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Suedisë në integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e vlerësuar posaçërisht faktin që Suedia është ithtar i fuqishëm i politikës së zgjerimit, duke e marrë parasysh se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e ndajnë entuziazmin e njëjtë dhe e përshëndeti revidimin e Strategjisë të Qeverisë suedeze për bashkëpunimin zhvillimor me Evropën Lindore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2014-2020, me ripërtëritjen e komponentit bilateral në bashkëpunimin ndërmjet Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me rëndësi të veçantë është se, Deklarata për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Suedisë, me të cilën riafirmohet mbështetja për prioritetet tona strategjike dhe definohen fushat konkrete me interes të ndërsjellë në planin bilateral dhe multilateral. Ai po ashtu nënvizoi se, mbështetja suedeze e integrimit të Republikës ë Maqedonisë së Veriut në NATO është lartë e çmuar, duke e marrë parasysh paanshmërinë suedeze në aleancat ushtarake. Kryetari Xhaferi e informoi ambasadoren edhe për finalizimin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s, me ç'rast pritjet janë që në fillim të vitit të ardhshëm të bëhemi vendi-anëtar i plotfuqishëm i 30-të, duke marrë parasysh se kanë mbetur gjithsej 6 vende anëtare parlamentet e të cilave duhet të ratifikojnë Protokollin aderues, pas së cilës do të vijojë edhe zyrtarizimi i anëtarësimit të plotfuqishëm dhe ratifikimi i Protokolleve themelore të NATO-s në Kuvendin tonë. Të dy bashkëbiseduesit në këtë kontekst ndanë qëndrimet se, anëtarësimi në Aleancë do e përforcojë në mënyrë plotësuese stabilitetin dhe sigurinë rajonale, por edhe do të thotë përfitim ekonomik më i madh për vetë shtetin, siç është dëshmuar kjo edhe deri tani te të gjitha vendet-anëtare të sapo pranuara. 

Ambasadorja Bengtson e theksoi kënaqësinë që e përfaqëson vendin e vet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se në mandatin e saj pret të japë kontribut të madh në integrimin tonë në Bashkimin Evropian. Mbretëria e Suedisë e mbështet fuqishëm integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe këtë e dëshmoi më njëherë në kuadër të kryesimit me Këshillin e Unionit në vitin 2001, si edhe gjatë përpilimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Pozicioni i Qeverisë suedeze në raport me sfidat aktuale në zgjerimin evropian është se Bashkimi Evropian duhet të tregojë përkrahje kategorike të këtij procesi, sepse kohezioni në gjithë Unionin është i pamundur pa rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Në raport me bashkëpunimin bilateral, Mbretëria e Suedisë përpilon Strategji të re zhvillimore për periudhën 2021-2028, që do të përfshijë pjesë të përkushtuar sidomos Republikës së Maqedonisë së Veriut, me prioritete të theksuara fuqimisht për agjendën e saj evropiane. Edhe më tutje prioritetet do të jenë demokracia dhe sundimi i të drejtës, ambienti jetësor, siguria dhe ekonomia e tregut, por do të punohet edhe mbi shkallën konsiderueshëm më të lartë të integrimit, për shkak të hapjes së pritur të negociatave aderuese.










 
a

Na ndiqni në: