Takim i Kryetarit Xhaferi me Sobotka 14.5.19...

E martë, 14 maj 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, z. Volfgang Sobotka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, si edhe Sekretaren e  përgjithshme Cvetanka Ivanova, realizuan takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Volfgang Sobotka, me ftesë të të cilit Delegacioni edhe është në vizitë zyrtare në Vjenë. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME BRUNER ...

Е hënë, 13 maj 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME NËNKRYETARIN E KËSHILLIT FEDERAL TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, Z. MAGNUS BRUNER 

Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Republikën e Austrisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi i shoqëruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, në cilësi të kryetarit dhe anëtarit të Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë dhe Sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova, u takuan me nënkryetarin e Këshillit Federal, z. Magnus Bruner. 

Lexo më shumë

Inaugurimi i Presidenti të sapozgjedhur të Republ...

E diel, 12 maj 2019

Inaugurimi i Presidenti të sapozgjedhur të Republikës Stevo Pendarovski në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklarat solemne. Me këtë Pendarovski dhe zyrtarisht e mori funksionin e Presidentit të shtetit.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit të Kuvendit të Republikës ...

E diel, 12 maj 2019

Takim i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi me Presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev                                   

Në inaugurimin e Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndër mysafirët tjerë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev me të cilin Kryetari Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim të shkurtër protokollar.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS ...

E diel, 12 maj 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ILIR META

Në ditën e inaugurimit solemn të presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndër burrështetasit e të huaj pranishëm në inaugurim ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Pas përfundimit të seancës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Lexo më shumë

"Lufta kundër dezinformatave në Evropën...

E shtunë, 11 maj 2019

"Lufta kundër dezinformatave në Evropën Juglindore" - temë e Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë të AP të PBEJ

Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësisë, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, mbajti seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë "Lufta kundër dezinformatave në Evropën Juglindore."

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Komisionit t&#2...

E mërkurë, 8 maj 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane të Parlamentit të Mbretërisë së Holandës                                       

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me Delegacionin e Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane të Parlamentit të Mbretërisë së Holandës të paraprirë nga kryetari i Komisionit Hajke Veldman, u këmbyen informata dhe mendime në lidhje me agjendën tonë evropiane dhe reformat që vijojnë në rrugën kah përcaktimi i datës për negociata me BE-në.

Lexo më shumë

PUNËTORIA E OSBE SI MBËSHTETJE E PLANIT STRATEGJI...

E enjte, 25 prill 2019

PUNËTORIA E OSBE SI MBËSHTETJE E PLANIT STRATEGJIK TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Misioni i OSBE-së në Shkup organizoi punëtori dyditore për të punësuarit në Sektorin e trupave punues, si mbështetje e Planit strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Nevoja për këtë trajnim doli nga konstatimet dhe rekomandimet e analizës funksionale të shërbimit të Kuvendit të realizuar nga ana e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Fondacioni për demokraci Vestministër dhe konsultimet me Sektorin e trupave punues.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKO...

E mërkurë, 24 prill 2019, Prishtinë

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI NË PRISHTINË

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska dhe anëtarja e Komisionit, Sllagjana Mitovska, sot, në Prishtinë, morën pjesë në trajnim në kuadër të Projektit:  “Zhvillimi i shkathtësive të deputetëve në Evropën Juglindore për tema lidhur me mobilitetin e qëndrueshëm urban”.

Lexo më shumë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në hapjen e edicionit t&#2...

E hënë, 6 maj 2019

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në hapjen e edicionit të pestë të Javës Evropiane “Ditët e Evropës”, të organizuar nga Instituti për studime ndërkombëtare dhe politike, në komunën e Çairit

Shumë shpesh, mund të thuhet edhe në bazë ditore, të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe subjekteve politike, këtu e përfshij edhe veten, e përmendim Bashkimin Evropian dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të. Kjo është kështu për arsye se synimi i Bashkimit Evropian është në fakt synim për cilësi më të mirë të jetës së gjithë qytetarëve në shtetin tonë.
Lexo më shumë
1...202122...84                                                                                     
Click