Njoftimet

E enjte, 14 nëntor 2019

Asambleja Rajonale Evropa e Asamblesë Parlamentare e Frankofonisë

Nga 14 deri më 15 nëntor 2019 në Delemon, Zvicër, do të mbahet Asambleja Rajonale Evropa e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) ku do të marrin pjesë Xhevat Ademi, kryetar dhe znj. Vesna Damçevska-Ilievska, nënkryetare e parë e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF).

Pjesëmarrësve në këtë konferencë do t'u mbajë fjalim z. Zhak Krabal, sekretar i përgjithshëm parlamentar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, z. Zhan-Poll Vall, shef i misionit të Evropës së Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), z. Pjer Andre Kont, kryetar i Seksionit të Juras në APF, z. David Ere, ministër dhe përfaqësues i Qeverisë së Juras, z. Gabriel Vuarol, kryetar i Parlamentit të Juras dhe personalitete dhe ekspertë të tjerë.  

Pjesa e punës e sesionit do të organizohet në dy panel-diskutimesh. Në panelin e parë do të diskutohet mbi të Drejtën e Vetëvendosjes së Popujve si një parim juridik: Situata në Evropë, ndërsa në panelin e dytë do të diskutohet mbi Demokracinë e Drejtpërdrejtë dhe Iniciativën e Qytetarëve në procesin e miratimit të ligjeve.

Ekspertë të shumtë nga fushat përkatëse do t'u drejtohen pjesëmarrësve me prezantimet e tyre në lidhje me këto tema. 

Click