Njoftimet

E enjte, 30 janar 2020

Debat publik i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, në Mbledhjen e 45-të, më 31 janar 2020 (e premte), në orën 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Universitetit të Shkencave Informatike dhe Teknologjive "Shën Apostoll Pavle".

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universitetit të Shkencave Informatike dhe Teknologjive "Shën Apostoll Pavle", Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Agjencisë së Cilësisë së Arsimit të Lartë, Entit Shtetëror të Revizionit, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe subjekteve të tjera në fushën e arsimit.

Debati publik është në funksion të mbledhjes së përvojave dhe propozimeve për normimin cilësor të veprimtarisë së Universitetit "Shën Apostoll Palve” para leximit të dytë të Propozim-ligjit.

Click