Njoftimet

E enjte, 16 janar 2020

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën e KOSAP-it në Tiranë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Shpresa Hadri dhe Sllavica Shumanska-Miteva, anëtare të Komisionit për Çështje Evropiane, do të marrin pjesë sot dhe nesër në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimet / Çështjet Evropiane të shteteve të përfshira në Procesin për Stabilizim dhe Asocim.

Në këtë Konferencë pritet të mbajë fjalim Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane; Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal; Luixhi Soreka, ambasador i BE-së në Shqipëri dhe Taulant Bala, bashkëkryesues i Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim BE-Shqipëri.

Temat e debatit do të përqendrohen në rolin dhe kompetencën e Parlamentit në Procesin e Berlinit me theks në lëvizjen e të rinjve dhe njohjen e diplomave, si dhe lidhjen dhe transportin. 

Click