Njoftimet

E enjte, 20 shkurt 2020

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të AP-së së OSBE-s

Nga 20 deri më 21 shkurt 2020 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni Dimëror i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në të cilën do të marrin pjesë deputetët: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në agjendën e këtij sesioni të tri komiteteve të përgjithshme të AP-së së OSBE-së do të shqyrtohen ngjarjet aktuale në OSBE, pasuar nga pyetjet dhe përgjigjet, dhe do të debatohet për zgjidhjen e konflikteve afatgjata: Mjetet dhe mekanizmat e OSBE-së (Komisioni i Parë), Pasojat e sigurisë nga ndryshimet klimatike dhe roli i parlamentarëve (Komisioni i Dytë), Multilateralizmi në aksion: Bashkëpunimi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (Komisioni i Tretë) dhe sesioni i ardhshëm vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të mbahet nga 3 deri më 7 korrik 2020 në Vankuver, Kanada.

Pjesëmarrësve në këtë sesion me fjalime përshëndetëse do t'u drejtohen: Volfgang Sobotka, kryetar i Këshillit Nacional të Austrisë, George Ceretelli, kryetar i AP-së së OSBE-së, Edi Rama, kryesues i OSBE-së dhe kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Tomas Greminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.  

Click