Kumtime

E premte, 24 janar 2020

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e Rregullt të AP-së së KE-së në Strasburg

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i përbërë nga Betiane Kitev, shef dhe anëtarët: Shpresa Hadri dhe Nikolla Poposki nga 26 deri më 31 janar 2020, do të marrin pjesë në Pjesën e Parë të Sesionit të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg, Francë. 

Gjatë Sesionit, pritet që AP-ja e KE-së të zgjedhë kryetar të ri, ndërsa anëtarëve t'u mbajnë fjalime Presidentja e Gjeorgjisë, znj. Salome Zaurabiçvili dhe Presidenti i Republikës së Moldavisë, z. Igor Dodon, ministri i Punëve të Jashtme i Gjeorgjisë dhe kryetari i Komitetit të Ministrave, z. David Zalkaliani, si dhe sekretarja e përgjithshme e sapoemëruar e Këshillit të Evropës, znj. Marija Pejçinoviq Buriq.

Gjatë Sesionit, mbledhje do të mbajnë edhe komitetet e përhershme të AP-së së KE-së.

 
a

Na ndiqni në: