Kumtime

E hënë, 4 nëntor 2019

Delegacioni i Kuvendit si pjesë e Komitetit për Dimensionin Civil të Sigurisë së AP-së së NATO-s në takime në Republikën e Francës

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të AP-së së NATO-s, Delegacioni nga Komiteti për Dimensionin Civil të Sigurisë do të realizojë takime me përfaqësuesit e lartë të Republikës së Francës dhe Këshillit të Evropës. Nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në AP-në e NATO-s, do të marrin pjesë Ilija Dimovski, shef i Delegacionit dhe Katerina Kuzmanovska, anëtare e Delegacionit.

Gjatë vizitës, deputetët do të shkëmbejnë mendime mbi përparësitë e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së Francës, politikat për luftën kundër terrorizmit dhe deradikalizmit, qasjen në kërcënimet hibride dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë.

Delegacioni do të takohet me Kristian Kambon, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura të Senatit të Republikës së Francës; Zhan Dominik Xhuliani, kryetar i Fondacionit Robert Shuman; Florenc Parli, ministër francez i Forcave të Armatosura; Dunja Mijatoviq, komisionere për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës; Lilian Mauri Paskie, kryetar i APKE-së; Marija Pejçinoviq Buriq, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Evropës; Vojçiek Savicki, sekretar i përgjithshëm i APKE-së dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

AP-ja e NATO-s është asamble parlamentare multilaterale e themeluar në vitin 1955 si asamble konsultative e NATO-s dhe bashkon 266 parlamentarë nga 29 vendet anëtare të NATO-s, 53 parlamentarë nga delegacionet asociative, 12 nga partnerët rajonalë dhe mesdhetarë, 20 parlamentarë nga delegacionet me status të mbikëqyrësit (në mesin e të cilëve edhe nga AP-ja e OSBE-së dhe AP-ja e KE-së, si dhe delegacioni 10 anëtarësh i Parlamentit Evropian.

 
a

Na ndiqni në: