Kumtime

E mërkurë, 6 nëntor 2019

Tryeza e Rrumbullakët e GPNP-së për përforcimin e bashkëpunimit ndërsektorial për t’i avancuar të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (GPNP), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Polio Plus - Lëvizja kundër hendikepit që vepron si komitet teknik i GPNP-së, më 8 nëntor 2019 (e premte), në Hotelin "Holidej In”, Shkup, do të mbajë Tryezë të Rrumbullakët me temë "Përforcimi i bashkëpunimit ndërsektorial për t'i avancuar të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara".

Qëllimi i evenimentit është aktualizimi i diskutimit për pjesëmarrjen e kufizuar të personave me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor, si dhe propozimet e mundshme për avancimin e bashkëpunimit ndërsektorial në drejtim të përfshirjes dhe realizimit të organizatave të tyre qytetare dhe ndërkombëtare zgjedhore.

Në Tryezën e Rrumbullakët, përveç deputetëve anëtarë të GPNP-së, të ftuar janë edhe përfaqësuesit e KSHZ-së, ministritë relevante, Avokati i Popullit, Trupi Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës për Avancimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, organizatat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe organizatat qytetare dhe ndërkombëtare. 

PROGRAMI:

Ora 11:00 - 11:20 - Fjalime përshëndetëse

  • Jagoda Shahpaska, nënkryetare e GPNP-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara  • Ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup 

Ora 11:20 - 11:30 - Një pasqyrë e shkurtër e diskutimeve në Konferencën „Pjesëmarrja në procesin zgjedhor e personave me aftësi të kufizuara“, të mbajtur në shkurt 2019 

  • Nina Shuloviq-Cvetkovska, oficere nacionale e programit, Misioni i OSBE-së në Shkup 

Ora 11:30 - 11:40 - Prezantimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR që u referohen personave me aftësi të kufizuara  

  • Kira Kastaldo, këshilltare për zgjedhje, Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) 

Ora 11:40 - 11:50 - Prezantimi i rezultateve nga mbikëqyrja e Zgjedhjeve Presidenciale 2019 nga ana e asociacionit civil „Inkluziva“  

  • Bllagica Dimitrovska, kryetare e Shoqatës „Inkluziva“ 

Ora 11:50 - 12:00 - Prezantimi i të drejtave zgjedhore nëpër prizimin rajonal dhe rekomandimet e KB-së për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara  

  • Zvonko Shavreski, kryetar i „Polio Plus - Lëvizje kundër hendikepit“ 

Ora 12:00 - 13:00 - Diskutim  

  • Moderatore: Elena Koçoska, koordinatore e Komitetit Teknik të GPNP-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 
 
a

Na ndiqni në: