Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 8 nëntor 2019

Takimi i Komitetit Këshillëdhënës të Programit për mbështetjen parlamentare 

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Takimi i  parë i punës i Komitetit Këshillëdhënës të Programit për mbështetje parlamentare në të cilin krahas Kryetarit Talat Xhaferi, merrnin pjesë edhe nënkryetari Goran Misovski, Sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova, SH.S. Sibil Suter Tehada ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh. S. Kristin Forgstin Bentston, ambasadore e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, d-r Kristof Lanc, ish sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Federale të Zvicrës, z. Aleksandar Fuzeresi, udhëheqës i bashkëpunimit parlamentar teknik të AF të Zvicrës, z. Antero Habiht, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Riigikogut estonez dhe përfaqësues të ekipit të IND (NDI) të paraprirë nga drejtori Kris Hensho. 

Programi për mbështetjen parlamentare është projekt 10 vjetor i mbështetur nga Zvicra me qëllimtë përmirësimit të besueshmërisë institucionale ndërmjet publikut përmes përfaqësimit të interesave dhe nevojave të qytetarëve dhe nëpërmjet debatit dhe vendimeve që do të merren në mënyrë më përfshirëse dhe me konsensus, a e zbaton Instituti Nacional Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, në partneritet me Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve, Institutin për Demokraci "Societas civilis". Në raport me ekspertizën, ky projekt thith përvoja nga Asambleja Federale e Zvicrës, Riigikogu estonez. Parlamenti Evropian, Bundestagu gjerman, ManaBlas LV. nga Letonia. 

Në takimin e sotëm të parë të Komitetit Këshillëdhënës u zhvillua debat e pasur mbi temat e parashikuara në vijim: - pavarësia e Kuvendit, gjegjësisht shërbim i pavarur, financim dhe sigurim i pavarur i Kuvendit, mandej për temën; - hapja dhe digjitalizimi i Kuvendit me përmirësimin e sistemeve komunikuese dhe informative, përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies përmes kapaciteteve teknike dhe përforcimi i të dhënave të hapura me anë të mbindërtimit të ueb faqes dhe sistemit të e-parlamentit dhe tema e fundit ishte: - udhëheqja e resurseve njerëzore në drejtim të sistematizimit të ri, aktiviteteve për përforcimin e kapaciteteve për një shërbim lartë funksional të Kuvendit dhe mundësive për arsim dhe trajnim të mëtejshëm. 

Në fjalën e vet hyrëse Kryetari Xhaferi  e shprehu kënaqësinë e vet nga ky takim i parë inicial ndërmjet, siç i quajti, "miqve të sinqertë dhe mbështetësve të palodhshëm të rrugës së zhvillimit të institucionit, dialogut të politikave publike në institucion, rolit të tij mbikëqyrës dhe ligjvënës, transparencës dhe llogaridhënies të Kuvendit para qytetarëve të vet." Ai po ashtu theksoi se "...nevojitet vullnet i sinqertë, të kemi cakun dhe ti kemi veglat dhe mbi të gjitha, ti kemi miqtë dhe partnerët e vërtetë pranë nesh që së bashku ti bëjmë hapat e duhura kah realizimi i tre qëllimeve strategjike dhe reformuese të Kuvendit dhe se në hapin e parë, gjegjësisht takimin e përbashkët e të gjithë faktorëve që do e mundësonin këtë proces, u mor mbështetje e gjerë prej të gjithëve. Kryetari Xhaferi gjithashtu tha se "Ajo që jemi në fazë parazgjedhore nuk ndryshon asgjë për arsye se për një gjë jemi pajtuar të gjithë, dhe kjo është se qëllimet e nënvizuara, nismat që i ndërmarrim, dhe projektet që i zbatojmë natyrisht se nuk janë të lidhur me mandatin tonë si strukturë politike, gj. gj. këto janë vlera që dëshirojmë të vendosim në sistemin tonë parlamentar, dhe kjo është investimi në një Kuvend më të mirë, më funksional dhe tërësisht të pavarur... dhe në të njëjtën kohë do të thotë kontribut në ndërtimin e shtetit stabil dhe të fuqishëm me institucione funksionale të cilat mbajnë përgjegjësi të madhe para sfidës e cila kërkon pjekuri dhe mençuri".

Ekspertët e parlamenteve të ndryshme dhanë elaborim të shkurtër të rrugës që e kanë ecur ato deri në fitimin  pavarësisë së dhomave të tyre ligjvënëse me ç'rast të gjithë të pranishmit u pajtuan se çdo kontribut në përmirësimin e funksionalitetit të Kuvendit është kontribut në demokratizimin e institucionit dhe është një hap më afër në Republikës Evropiane të Maqedonisë së Veriut. 


 
a

Na ndiqni në: