Udhëheqja parlamentare

E martë, 17 shtator 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e përfaqësuesve të Misionit të Mbikëqyrjes së ODIHR-së

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me Delegacionin e përfaqësuesve të Misionit të Mbikëqyrjes së ODIHR-së me mandat për t'i monitoruar zgjedhjet dhe për t'i promovuar proceset zgjedhore, të udhëhequr nga Korien Jonker, shef i misionit të mbikëqyrjes së zgjedhjeve.

Në takim, përveç Kryetarit të Kuvendit, prezent ishin edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, z. Jovan Mitreski; koordinatori i BDI-së, z. Ejup Alimi dhe zëvendëskoordinatorja e VMRO-DPMNE-së, znj Liljana Zaturoska, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, znj Cvetanka Ivanova.

Takimi kishte për qëllim prezantimin e raportit përfundimtar për zgjedhjet presidenciale të mbajtura nga 29 prill deri më 5 maj 2019.

Në Raport theksohen vlerësimet pozitive të konkluzioneve preliminare të të dyja rretheve zgjedhore. Përveç vlerësimeve, përfshihen edhe rekomandimet për përmirësimin e procesit. Vlerësimet pozitive shkojnë për zgjedhjet që ishin zbatuar mirë në një atmosferë paqësore dhe demokratike që ka mundësuar shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve dhe me mundësinë për zgjedhjen midis vizioneve politike konkurruese, një administratë zgjedhore efikase, profesionale dhe të paanshme dhe një proces transparent. Rekomandimet janë në drejtim të legjislacionit zgjedhor dhe finalizimit dhe shpjegimit të tij, përkatësisht plotësimin përfundimtar të zbrazëtirave ligjore, si dhe për disa vërejtje të tjera konkrete.

Kryetari Xhaferi shkëmbeu mendime për çështjen e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme që i mban Republika e Maqedonisë së Veriut me shefin e Misionit të Mbikëqyrjes, z. Jonker. Kryetari Xhaferi theksoi se dëshiron që kjo përbërje parlamentare ta përfundojë mandatin e tij në afatin ligjor me mandat të plotë dhe pa shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të përfundimit të plotë të proceseve të filluara shoqërore që tregojnë rezultate të suksesshme. Pastaj të dytë u dakorduan që zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përveç që nuk kontribuojnë në stabilitetin e një shteti, gjithashtu paraqesin edhe rritje të shpenzimeve financiare.

Raporti i plotë do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të ODIHR-së.

Click