Takim i kryetarit Xhaferi me z-njën Luiza Vinton, koor...

E martë, 30 tetor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me z-njën Luiza Vinton, koordinatore rezidente e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësues rezident i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PZHKB) në Republikën e Maqedonisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim lamtumirës me z-njën Luiza Vinton, koordinatore rezidente e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësues rezident i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PZHKB) në Republikën e Maqedonisë.

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e porsaemëru...

E hënë, 29 tetor 2018

Takim  i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e porsaemëruar të Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Bojcieh Ticinjski 

Kryetari Xhaferi, shprehu bindjen se edhe gjatë mandatit të tij do të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm njëlloj si edhe me paraardhësin e tij, në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve parlamentare dhe të përgjithshme ndërmjet dy vendeve.
Lexo më shumë

Takim lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e ...

E premte, 26 tetor 2018

Takim lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e BiH në Republikën e Maqedonisë, SH.S. Lepa Babiq  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim lamtumirës me ambasadoren e Bosnjës dhe Hercegovinës në Republikën e Maqedonisë, z-nja Lepa Babiq.  

Lexo më shumë

Takim kryetarit Xhaferi me princin Karel Shvarcenberg, z&#2...

E martë, 23 tetor, 2018, Pragë

Takim kryetarit Xhaferi me princin Karel Shvarcenberg, zëvendës kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme     

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi realizoi takim me Princin Karel Shvarcenberg, zëvendës kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme. Në takim mori pjesë edhe Jan Lipavski, zëvendës kryetar i Komisionit për Mbrojtje në Dhomën e deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë dhe deputetë anëtarë të Komisionit.   

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Radek Vondraçek, kryetar ...

E hënë, 22 tetor, 2018, Pragë   

Takim i Kryetarit Xhaferi me Radek Vondraçek, kryetar i Dhomës së deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë 

Në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Çekisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me kolegun, nikoqirin e tij, Radek Vondraçel, kryetar i Dhomës së deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë. 

Kryetari Vondraçek shprehu kënaqësinë e tij për takimin e sotëm dhe e përgëzoi kryetarin Xhaferi për votimin e suksesshëm në Kuvend për nismën për ndryshimet kushtetuese.  
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me kryeministrin e Çekis&#2...

E hënë, 22 tetor, 2018, Pragë   

Takimi i Kryetarit Xhaferi me kryeministrin e Çekisë Babish 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi u takua me Andrej Babish, Kryeministër i Republikës së Çekisë. 

Kryeministri Babish theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë janë të shkëlqyeshme, pa çështje të hapura dhe zhvillohen në komunikim intensiv. 
Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferi me anëtarët e Grupit t...

E mërkure, 18 tetor 2018

Takimi i kryetarit Xhaferi me anëtarët e Grupit të punës përgjegjës për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Republikën e Shqipërisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën e Maqedonisë dhe Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi bashkë me nënkryetarët, z-njën Frosina Tashevska Remenski, z. Vesel Memedi dhe z. Goran Misovski, koordinatorët e grupeve parlamentare, z. Tomislav Tuntev, z. Dragan Danev, z. Agim Shaqiri, z. Afrim Gashi dhe z-nja Teuta Bilali, si edhe Sekretari gjeneral i Kuvendit, z-nja Cvetanka Ivanova, realizuan takim me anëtarët e Grupit të punës, përgjegjës për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Republikën e Shqipërisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën e Maqedonisë dhe Kosovën.

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me anëtarët e Federat&#...

E martë, 16 tetor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me anëtarët e Federatës për Paqe dhe Dashuri Botërore (FOWPAL)

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me delegacionin e Federatës për Paqe dhe Dashuri Botërore (FOWPAL), të paraprirë nga prof. D-r Shi Ho Hong.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. KADRI VESELI...

E enjte, 27 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. KADRI VESELI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi, sot pati takim me z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili qëndron për një  vizitë njëditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN E PORSAEMËRUA...

E mërkurë, 26 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN E PORSAEMËRUAR TË FEDERATËS RUSE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH.T. Z. SERGEJ BAZDNIKIN  

Kryetari Xhaferi i uroi ambasadorit të porsaemëruar Bazdnikin sukses në kryerjen e këtij funksioni përgjegjës. Ai theksoi se prioritet strategjik i Republikës së Maqedonisë me vendim të qytetarëve është integrimi Euro-atlantik i vendit, por i kushtohet rëndësi e madhe edhe përparimit të marrëdhënieve bilaterale me Federatën Ruse, sidomos bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik. 
Lexo më shumë
1...192021...39                                        
Click