TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT T&#203...

E martë, 25 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z. DEJAN ZHIDAN 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me Delegacionin nga Republika e Sllovenisë, të paraprirë nga kryetari i Parlamentit, z. Dejan Zhidan, i cili qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari dhe deputetët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Nada Cipusheva, z-nja Frosina Tashevska Remenski, si edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi. 

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me nënkryetarin e Parlamenti...

E premte, 21 shtator 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Fabio Masimo Kastaldo 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Fabio Masimo Kastaldo, i cili merrte pjesë në Konferencën e liderëve të ri, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian, për pjesëmarrjen politike të të rinjve dhe të politikave rinore me deputetë nga Ballkani Perëndimor. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME ANËTARËT E KOMITETIT...

E mërkurë, 19 shtator 2018 

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME ANËTARËT E KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR NGA PARLAMENTI EVROPIAN

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi  realizoi takim me anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar, të cilët janë këtu me rastin e Takimit të 15-të të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi evropian, mikpritës i së cilit është pikërisht Kuvendi. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN KLEMENS KOJA, SHEF...

E mërkurë, 19 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN KLEMENS KOJA, SHEF I MISIONIT TË OSBE-SË NË SHKUP 

Kryetari Xhaferi ia uroi ambasadorit Koja emërimin në funksion dhe shprehu shpresë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të frytshëm, duke e pasur parasysh përvojën e tij në strukturat e OSBE-së, si edhe njohjen e madhe të rajonit. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTI...

E martë, 18 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN PAPADIMULIS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me nënkryetarin e Parlamentit Evropian nga Republika e Greqisë, z. Dimitrios Papadimulis, i cili merr pjesë në Takimin e 15-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN E RE TË AUSTR...

E martë, 18 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN E RE TË AUSTRALISË, Z-NJËN RUT KARIS STJUART

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë në Republikën e Maqedonisë, duke konstatuar se kjo është reflektim i vazhdimësisë në marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve. Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Australisë Bishop vitin e kaluar, paraqet stimul plotësues për realizimin e vizitave bilaterale të ndërsjella. 
Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me z-njën Elizabeta Trenta, ...

E hënë, 17 Shtator 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me z-njën Elizabeta Trenta, ministre e Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës Italiane 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me z-njën Elizabeta Trenta, ministre e Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës Italiane e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Në takim, përveç kryetarit të Kuvendit, ishin të pranishëm edhe dy nënkryetarët Remenska dhe Misovski dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes. 

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Organizatë...

E premte, 14 shtator 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Organizatës Botërore të Romëve 

Kryetari Xhaferi, duke ju uruar mirëseardhje mysafirëve në Republikën e Maqedonisë dhe në Kuvend, theksoi se Republika e Maqedonisë është shtet i cili i kushton vëmendje të veçantë statusit të romëve. Ai nënvizoi se ka aspekte të cilat duhet të njihen si shembull pozitiv, por edhe se si përfaqësues të popullit, kanë edhe shumë punë që të kënaqen të gjitha aspektet e jetës së bashkësisë rome në shoqëri, duke i potencuar fushën e arsimit, infrastrukturën, shëndetësinë. 
Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me ndihmës-sekretarin shtet&...

E enjte, 13 shtator 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me ndihmës-sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Ves Miçel

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me ndihmës-sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Ves Miçel, i cili është në vizitë zyrtare në shtetin tonë. 

Sipas kryetarit Xhaferi, kjo është edhe një në sërën e vizitave të personave zyrtarë nga SHBA-të si konfirmim i mbështetjes së qartë, të fuqishme dhe të padyshimtë për Republikën e Maqedonisë. Me këtë vërtetohet përkushtimi i partnerit tonë strategjik për përparimin e procesit integrues të vendit tonë në NATO dhe BE.  

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me z. Ditmir Bushati...

E enjte, 13 shtator 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me z. Ditmir Bushati, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot e pranoi z. Ditmir Bushatin, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Lexo më shumë
1...202122...39                                        
Click