Aktivitete

E mërkurë, 7 prill 2021

Mesazhi i Kryetarit Xhaferi me rastin e Ditës ndërkombëtare të Ndërgjegjes për FOWPAL  

Të nderuar qytetarë të botës,  
E nderuar Shkëlqesi,

Sot është Dita ndërkombëtare e ndërgjegjes, ditë e miratuar nga Kombet e Bashkuara a e pranuar anembanë botës, nga qytetarët e botës, burrështetasit dhe kreatorët e politikave botërore të cilët janë të vetëdijshëm për fuqinë që e posedojnë në bazë të kompetencave që u janë besuar nga qytetarët që i përfaqësojnë. Bota është shtëpia jonë e përbashkët, shtëpia e përbashkët në të cilën jetojmë të gjithë, të njëjtë, dhe përsëri, të ndryshëm. Të gjithë jemi njerëz, lindim me nevoja të njëjta, me të drejta te njëjta, dhe përsëri, nuk i gëzojmë të drejtat dhe volitshmëritë e njëjta që i ofron jeta. Jeta është bekim i mrekullueshëm, mirëpo në të njëjtën kohë di të jetë edhe hell i tmerrshëm. Ndërsa, mund të jetë aq harmonike dhe e prirë ndaj të gjithëve. Vetëm duhet të gjithë te besojmë, të veprojmë dhe të ngremë fuqishëm zërin atje ku padrejtësia sociale, trajtimi jo i barabartë i qenies njerëzore, konkurrenca joproporcionale, rritja, zhvillimi dhe përparimi joproporcional i rajoneve shkakton shkallë të ndryshme të mirëqenies, apo nuk ka aspak mirëqenie. Po, a mund të jetë dikush i lumtur nëse fqinji i tij, miku, bashkëqytetari nuk është i lumtur? Vallë, mund të flemë të qetë dhe të kemi ndërgjegje të qetë nëse diku në botë njerëzit kanë uri, druajnë për ekzistencën e vet dhe jetën e familjes së afërme, të dashur?  

E di, nuk është lehtë, prej dite në ditë është gjithnjë më vështirë me të gjitha sfidat që dalin para nesh dhe qëndrojnë pezull mbi ne. Pandemia me KOVID-19 na ndryshoi tërësisht mënyrën e jetës, të shoqërimit, të qeshjes dhe përhapjes së energjisë pozitive me fjalë të këndshme dhe përqafime të ngrohta. Megjithatë, kjo nuk do na lëkundë! Ne jemi qytetarë të botës, me zë të fuqishëm dhe pushtet, kemi obligim moral dhe etik, së pari të fillojmë prej vetes, mandej të përhapim këtë ndjenjë të përgjegjësisë te të gjithë, kujdesin për njëri tjetrin, mbajtje llogari për çdo një njeri, për çdo fëmijë të mbajë buzëqeshjen dhe të ketë stomakun plot.

Të fillojmë prej vetes me shembuj personal, mundet me vepra të vogla të mirësisë dhe humanizmit, mirëpo, edhe akti më i vogël i solidaritetit paraqet pjesëz të mozaikut të quajtur njerëzi dhe kur secili individ të bashkohet në një trup, me një zë, asgjë nuk do të mund të dalë para nesh dhe të ndalojë fuqinë e fjalës së mirë dhe veprës së mirë. Kjo do na bëjë personalisht ne njerëz më të mirë, mirëpo do e bëjë edhe botën vend më të mirë për jetë.  

Le të jetë gëzimi kolektiv udhërrëfyesi në çdo hapin dhe ditën tonë të ardhshme!   

Bashkë, të fillojmë ndryshimin kah më e mira për të gjithë ne!

Paçi jetë dhe shëndet! 


 Mesazhi      https://youtu.be/wcGh_gE6UUs

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.