Parlamentarët e NATO-s për vizitë pune n&#23...

E hënë, 1 nëntor 2021

Parlamentarët e NATO-s për vizitë pune në SHBA

Në organizimin e përbashkët të nënkomiteteve të AP-së së NATO-s për rezistencën dhe sigurinë civile dhe marrëdhëniet ekonomike transatlantike, nga 25 deri më 29 tetor 2021 u realizua vizita në terren në SHBA (Uashington dhe Nju Jork), në të cilën mori pjesë zëvendësanëtarja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në AP-në e NATO-s, Marija Petrushevska, e cila është edhe anëtare e këtyre nënkomiteteve. 

Lexo më shumë

T'u mundësohet parlamentarëve të luajn&#...

E mërkurë, 27 tetor 2021

T'u mundësohet parlamentarëve të luajnë rol udhëheqës në avancimin e të drejtave të njeriut

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Abdulla Saliu, shef i Delegacionit në AP të Frankofonisë dhe Beti Stamenkoska-Trajkoska, anëtare e Delegacionit, më 25 dhe 26 tetor 2021, në Gjenevë, mori pjesë në Punëtorinë për forcimin e rolit të deputetëve në vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në procesin e Pasqyrës Periodike Universale.

Lexo më shumë

Kryetari Xhaferi zyrtarisht e pranoi Raportin e progresit n...

E hënë, 25 tetor 2021

Kryetari Xhaferi zyrtarisht e pranoi Raportin e progresit nga Komisioni Evropian 

Sot, ambasadori i Bashkimit Evropian zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e progresit të shtetit nga Komisioni Evropian Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Takimi u mbajt sot, për shkak të mungesës zyrtare të Kryetarit Xhaferi i cili merrte pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Athinë. 

Lexo më shumë

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA - 23 ...

E shtunë, 23 tetor 2021

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga nënkryetari Goran Misovski, në përbërje Daniela Nikolova dhe Ivanka Vasilevska, vendosi kurorë me lule të freskëta në Përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup. 

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e krye...

E premte, 22 tetor 2021, Athinë 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të AP të KE me temën: Ardhmëria e përbashkët e të gjtihë qytetarëve evropianë

Më lejoni t’Ju përshëndes në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dhe njëherazi të drejtoj falënderim dhe urime ndaj mikpritësit tonë për organizimin e shkëlqyer të kësaj Konference të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 
Lexo më shumë

Takim historik i Kryetarit Xhaferi me Konstantinos Tasullas...

E premte, 22 tetor 2021

Takim historik i Kryetarit Xhaferi me Konstantinos Tasullas

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasullas, në margjinat e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila më 21 dhe 22 tetor mbahet në Athinë.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Nënkryetaren Xhonson For...

E enjte, 21 tetor 2021

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Nënkryetaren Xhonson Fornave

Në suazat e Konferencës evropiane të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila mbahet në Athinë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Nënkryetaren e Riksdagut Suedez, Lota Xhonson Fornave.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren Nikolla...

E enjte, 21 tetor 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren Nikolla

Gjatë Konferencës Evropiane të kryetarëve të parlamenteve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, realizuan një takim protokollar.   

Lexo më shumë

Hapja e Konferencës së kryetarëve të pa...

E entje, 21 tetor 2021

Hapja e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve në Athinë 

Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve që mbahet në Athinë më 21 dhe 22 tetor, në organizim të parlamentit grek dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilën merr pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, e hapën Kryetari i parlamentit grek, z.  Tasullas, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Daems dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, znj. Pejçinoviq Buriq.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.S. VERONIK ULMAN MARTI...

E enjte, 14 tetor 2021

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.S. VERONIK ULMAN MARTI

Ai theksoi se të dyja vendet i ndërlidh miqësia e sinqertë, e bazuar në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë. “Në Konfederatën Zvicerane, potencoi Kryetari Xhaferi, Maqedonia e Veriut sheh aleat të madh dhe të sinqertë në procesin e realizimit të prioriteteve të politikës së jashtme të vendit.” 
Lexo më shumë

Fjalimi i nënkryetarit Goran Misovski me rastin e 11 T...

E hënë, 11 tetor 2021

Fjalimi i nënkryetarit Goran Misovski me rastin e 11 Tetorit

Kam kënaqësinë sot t'ju përshëndes të gjithë të pranishmëve këtu në këtë Kompleks Memorial dhe të uroj, në emër të Kryetarit Xhaferi, kolegëve deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal këtë përvjetor të rëndësishëm, 80-vjetorin e Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetorin, e cila shënon aktin e kundërshtimit me vendosmëri të së keqes më të madhe në historinë e njerëzimit, fashizmit, ideologjisë politike që solli vetëm humbje, dhimbje dhe shkatërrim dhe na përballoi të gjithëve me anën e errët të njeriut dhe fuqinë e madhe dhe shkatërruese të asaj ane.
Lexo më shumë
1...678...37                                      
Click