Udhëheqja parlamentare

E premte, 6 gusht 2021

DEKLARATA E KRYETARIT XHAFERI ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE LOKALE

Të nderuar qytetarët të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Të nderuar gazetarë,

 Sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit. Në pajtim me kornizën ligjore dhe afatet e përcaktuara në Kodin zgjedhor, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. Aktvendimi që e nënshkrova sot, në përputhje me afatet e përcaktuara dhe praktikën, do të dërgohet te organi kompetent për zbatimin e zgjedhjeve - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke e marrë parasysh se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale fillon 20 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, dua të informoj opinionin se, gjatë fushatës, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të mbajë seanca plenare dhe të komisioneve. Në këtë mënyrë do u mundësohet partive politike dhe kandidatëve të tyre që ti përkushtohen tërësisht fushatës zgjedhore dhe kërkesave të qytetarëve, njëherazi duke e evituar mundësinë që fushata të shpërngulet në sallën plenare të Kuvendit. Gjithsesi, nuk e përjashtoj mundësinë për caktimin e seancës urgjente të Kuvendit në këto 20 ditë, nëse gjendja në shtet e imponon këtë.

Nga institucionet përgjegjëse pres të sigurojnë zgjedhje në nivelin në të cilin pritet nga një vend - anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE. Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor që tërësisht ti respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe të sillen në përputhje me Kodin etik, si edhe të sigurojnë se fushata dhe vetë dita e zgjedhjeve do të zhvillohen në frymën e demokracisë, procesit zgjedhor fer dhe barabarësi për të gjithë qytetarët. Të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarëve Ju uroj sukses në procesin zgjedhor. 
Ju faleminderit për vëmendjen! 

 

Click