Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 9 qershor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në pranim-dorëzimin e donacionit nga Republika Popullore e Kinës

I nderuar ambasador i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.  Zhang Xuo,
E nderuar deputete Bisera Kostadinovska Stojçevska,
E nderuara përfaqësuese e pushtetit lokal,
E nderuar drejtoreshë e SHFK „Kërste Petkov Misirkov“, znj. Tatjana Apostollovska Gjorgjievska,
Të nderuar drejtorë dhe arsimtarë të shkollave rajonale në Komunën e Manastirit,
Të nderuara mediume,
Të nderuar prindër,
Të dashur nxënës,

Më vjen mirë që sot jam këtu në Manastir, bashkë me ju dhe ambasadorin e nderuar të Republikës Popullore të Kinës, Shkëlqesinë e Tij Zhang Xuo, që në mënyrë solemne të shënojmë pranim-dorëzimin e këtij donacioni të rëndësishëm, respektivisht këto 82 tablet aparate për Ju të dashur fëmijë, nxënës të Shkollës Fillore Komunale "Kërste Petkov Misirkov" dhe shkollave rajonale në Manastir.

Më lejoni që me këtë rast, t'ju përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në të njëjtën kohë të shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj ambasadorit të respektuar dhe ndaj popullit miqësor kinez për këtë gjest fisnik. Unë e kam patjetër të theksoj se ky akt i sotëm solemn është rezultat i komunikimit tonë të vazhdueshëm, të afërt dhe të hapur si Kuvend i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mua në cilësinë e Kryetarit me Ambasadën dhe konkretisht ambasadorin Zhang Xuo gjatë gjithë mandatit të tij. Që në takimin tonë të parë, Shkëlqesia e Tij Xuo e elaboroi qëllimin e tij që të bëjë ndonjë donacion, kuptohet në suazat e kompetencave të tij, me ç'rast mu drejtua mua për ndihmë në drejtim të asaj se ku ta orientojë këtë donacion. Për mua ishte me të vërtetë kënaqësi që mund të ndërmjetësoj në realizimin e këtij qëllimi të tij i cili vjen në kohën e vërtetë dhe unë besoj në vendin e vërtetë.

Unë e di se nevoja ka shumë, e di se në këtë kohë pandemie me KOVID - 19 që erdhi me të gjitha sfidat e saj dhe me zgjidhjet e imponuara, të detyrueshme, edhe pse institucionet janë çdoherë një hap përpara gjatë planifikimit të aktiviteteve, përsëri, ne nuk ishim të gatshëm për këtë dhe e kishim patjetër të përshtatemi ndaj një mënyre të ndryshme të funksionimit, gjegjësisht, në rasti  tuaj, të ndjekjes të mësimit on-lajn dhe njëherazi testimit dhe dhënies së provimeve on-lajn.

Besoj se kjo paraqiste vështirësi plotësuese, sidomos nëse jo të gjtihë i kishit pajisjet e duhura për ndjekjen e suksesshme të ligjërimit dhe mësimit, mirëpo, unë nuk dyshoj aspak se arsimtarët tuaj, gjithë kuadri arsimor investuan dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekejte maksimale, përfshirë këtu edhe inventivitetin dhe kreativitetin e tyre që orët të jenë më interesant dhe të mbajnë vëmendjen tuaj. Unë jam i bindur se rezultatet nuk do të mungojnë, ndërsa këto tabletë do të plotësojnë fotografinë, do u vyejnë për rrumbullakimin e suksesshëm të këtij viti shkollor.

Të nderuar,

Edhe pse ky donacion realizohet kah fundi i vitit shkollor, e di se këto tabletë do të mund ti shfrytëzoni edhe viteve të ardhshme shkollore. Kjo nuk do të thotë se kjo gjendje pandemie do të zgjasë, sepse gjithsesi imunizimi i popullatës do i jap. rezultatet e veta pozitive dhe ju, nxënës të dashur do të mund të ktheheni në bankat e juaja shkollore mirëpo, këto aparate do të mund ti shfrytëzoni në mënyrë aktive si mjete mësimore dhe vegël për hulumtime dhe arritje të rezultateve akoma më të mira. Kjo do i bëjë krenarë arsimtarët tuaj, prindërit tuaj dhe kuptohet, të gjithë ne që në njëfarë mënyrë kontribuojmë në zhvillimin tuaj arsimor.

Të dashur nxënës, ju uroj sukses në këtë dhe në të gjithë vitet e ardhshme shkollore!

Me fat!

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click