Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E enjte, 27 maj 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Simulimin onlajn në temën "Përgatitja për krizën e radhës: Zhvillimi i sistemit më efektiv për menaxhimin e krizave“

I nderuar Kryeministër Zoran Zaev,
E nderuar ambasadore Sibil Suter Tehada,
Të nderuar panelistë, dr. En Filips, koloneli Xhim Raf, koloneli Xhon Agolia, dr. TRoland Bolin,
I nderuar z. Zoran Neçev nga Instituti i Demokracisë,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar përfaqësues të sektorit civil,
Të nderuar të pranishëm në evenimentin onlajn,

Më paraqet kënaqësi  që sot jemi tubuar në këtë mënyrë dhe numër me qëllim që të bisedojmë dhe të shqyrtojmë një temë e cila është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për funksionimin e një shteti dhe sistemit të saj, me ç'rast, të udhëhequr nga përvojat që i solli 2020-ta dhe 2021-ta. Puna në cilëndo sferë, a sidomos në sistemin e administrimit shtetëror kërkon analizim të përhershëm, rishqyrtim, ndryshim në qoftë se shfaqet nevoja për këtë me qëllim të përmirësimit dhe përshtatjes ndaj çdo një momenti të ri, të papritur ose të pa paraparë, i cili mund të shkaktojë punë të parregullt apo jofunksionale. Viti që e lëmë pas, jo vetëm që ishte një goditje e hatashme mbi sektorin shëndetësor dhe atë financiar, jo vetëm që ishte i vështirë dhe i pasigurt për qytetarët që jetonin në frikë nga humbja e shëndetit, jetës, vendeve të punës, por ishte edhe një zgjim alarmues i cili a zbuloi të gjitha dobësitë, zbrazëtirat dhe paqartësitë në funksionim. Pikërisht për këtë, kjo duhet të jetë një leksion i mësuar për të cilin në të ardhme  do të duhet të jemi të përgatitur për zbatim. Këto dy ditë të përkushtuara ndaj simulimit për përpunimin e temës "Përgatitja për krizën e radhës: Zhvillimi i sistemit më efektiv të menaxhimit të krizave", i konsideroj si të rëndësishëm në drejtim të kontributit kah planifikimi i aktiviteteve të ardhshme të të gjithë faktorëve në situatë krize, gjegjësisht, të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe kuptohet, të opinionit ekspert. Ajo që unë si Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministri i nderuar Zaev jemi pjesë e këtij simulimi sot, mirëpo edhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë që kontribuoni për çdo ditë në zhvillimin e proceseve shoqërore, është konfirmim i qartë se jemi ithtarë të asaj të jemi të përgatitur për çdo krizë të radhës. Nëpërmjet analizës dyditore të gjendjes aktuale dhe mënyrës së deritanishme të rregullimit të menaxhimit të krizës, të rolit dhe përgjegjësisë të çdo institucioni në të ardhme, a sidomos roli mbikëqyrës i Kuvendit, si edhe identifikimi i pikave për përmirësim, besoj se do të vijmë deri te përgjigjet e vlefshme dhe gjithëpërfshirëse me qëllim të menaxhimit më të mirë të krizave eventuale të cilat mund të na ndodhin në të ardhme. Do të jetë me vlerë dhe përfitim të madh të dëgjohen opinionet eksperte të panteistëve të nderuar, si edhe të shihet hollësisht analiza e Instituti Nacional demokratik për Menaxhimin me kriza, si përgjigje ndaj pandemisë me Kovid-19.

Duke e marrë parasysh se ky simulim realizohet në kuadër të Projektit për Mbështetje Parlamentare, edhe njëherë konfirmohet bashkëpunimi ynë jashtëzakonisht produktiv në këtë projekt të vlefshëm për pushtetin ligjvënës dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, më lejoni të drejtoj falënderim të sinqertë ndaj partnerëve në projekt dhe ndaj ambasadores së nderuar, Shkëlqesisë së Saj Sibil Suter Tehada.

Me besim dhe entuziazëm për dy ditë produktive të përkushtuara në këtë temë të rëndësishme, Ju uroj punë të mbarë dhe Ju falënderoj për vëmendjen!

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.