Njoftimet

E mërkurë, 3 mars 2021

Debat publik i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit, më 5 mars 2021 (e premte), në orën 12:30, në Sallën "Boris Trajkovski", në kuadër të Mbledhjes së Katërt, do të mbajë debat publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë së Barazisë Gjinore për vitin 2019.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, përfaqësuesit e koordinatoreve për mundësi të barabarta të ministrive dhe komisioneve lokale për mundësi të barabarta, Avokatit të Popullit, Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Entit Shtetëror të Statistikës, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Agjencisë së Rinisë dhe Sportit, NP Entit të Veprimtarive Sociale - Shkup, Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të RMV-së - BNJVL, Zyrës së Mekanizmit Nacional për Viktimat e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në MPPS, Institutit për Studime Gjinore, pastaj përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, UNDP-ja, Trupi i KB-së për Barazi Gjinore dhe Përforcimin e Femrave (UN Women), OSBE-ja, NDI-ja, IRI, IOM-i, përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve në këtë fushë, ekspertët, si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup.

PROGRAMI: 

Ora 13:00 - 13:15 – Fjalime përshëndetëse

  • Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve
  • Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale 
  • Përfaqësuesi i Zyrës së Trupit të KB-së për Barazi Gjinore dhe Përforcimin e Femrave (UN Women)

Ora 13:15 - 14:00 – Fjalim  

  • Prezantimi i Vlerësimit të Strategjisë së Barazisë Gjinore 2013 - 2020, Bllagica Petreski, vlerësuese e jashtme e angazhuar në kuadër të projektit të MPPS-së me UN Women 
Ora 14:00 - 15:30 – Diskutim dhe konkluzione  
Click