Kumtime

E mërkurë, 3 shkurt 2021

Debat publik për "Projekt konceptin për arsim fillor"

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, me 5 shkurt 2021 (e premte), në ora 12.00, në sallën e madhe në Kuvend, në kuadër të mbleshjes të tij të 7-të, do të mbajë Debat publik për "Projekt konceptin  për arsim fillor".

Në debatin publik, krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, janë të ftuar edhe përfaqësuesit e Qeverisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe organet  në përbërjen e tij, institucionet shtetërore arsimore,profesorë nga fakulteti pedagogjik, drejtorë dhe arsimtarë nga shkollat fillore, ASHAM dhe organizatat joqeveritare domeni interesit i të cilëve është arsimi. Gjithashtu, në mbledhje janë të ftuar edhe përfaqësuesit e përfaqësive ndërkombëtare që i mbështesin reformat e arsimit në vend.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.