Njoftimet

E martë, 15 dhjetor 2020

Debat publik për Propozim-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj femrave dhe dhuna në familje

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit, në kuadër të Mbledhjes së Dytë, sot në orën 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbajë Debat Publik me temë: Propozim-ligji për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj femrave dhe dhuna në familje.

Debati publik është organizuar me iniciativë të Shoqatës për Barazi Gjinore NJË MUNDET! (ЕДНА МОЖЕ)!

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në Debatin publik janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit. Për shkak të situatës me KOVID-19, është ftuar nga një përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, IP Entit të Veprimtarive Sociale - Shkup dhe IP Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit, Grupit Këshillëdhënës dhe Konsultativ Ndërresor për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, BNJVL-së, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Institutit për Studime Gjinore, pastaj organizatat ndërkombëtare, UNDP-së, Trupit të KB-së për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Femrave (Un Women), OSBE-së, NDI-së, IRI-t, përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve në këtë fushë, ekspertët, si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup.

PROGRAMI:

Ora 11:00 - 11:15 – Fjalime përshëndetëse

  • Gordana Siljanovska – Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve
  • Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale 
  • Ministri i Punëve të Brendshme 

Ora 11:15 – 12:15 - Fjalime 

  • Përfaqësuesi i IP Entit të Veprimtarive Sociale – Shkup 
  • Përfaqësuesi i IP Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit 
  • Përfaqësuesi i Shoqatës për Barazi Gjinore NJË MUNDET! (ЕДНА МОЖЕ)!
  • Përfaqësuesi i Rrjetit Nacional kundër Dhunës ndaj Femrave dhe Dhunës në Familje
  • Përfaqësuesi i Qendrës për Hulumtime dhe Krijimin e Politikave

Ora 12:15 – 13:30 -  Diskutimi dhe konkluzionet 

Click