Udhëheqja parlamentare

E premte, 27 qershor 2014 

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTYRË NË REPUBLIKËN E TURQISË 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Turqisë e udhëheq Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të deputetëve: z. Qenan Hasipi, z. Ilija Dimovski, z. Rexhail Ismaili dhe z. Gazemnd Aliji. 

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryetari Veljanoski sot u takua me kolegun e tij, kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, z. Xhemil Çiçek. 

Në takimin, të dy kryetarët shprehën kënaqësi për marrëdhëniet e mira të të dyja shteteve, dhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet të dyja Parlamenteve, që zhvillohet si në nivel të kryetarëve, ashtu edhe në nivel të komisioneve dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim. 

Kryetari Çiçek uroi kryetarin Veljanoski për mandatin e tij të ri si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu kënaqësi për mundësinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të deritanishëm. 

Në këtë rast, z. Xhemil Çiçek theksoi se Republika e Maqedonisë ka rol kryesor në Ballkan dhe se Republika e Turqisë e mbështet Republikën e Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. 

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen principiele që e marrim nga Republika e Turqisë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Njëkohësisht, theksoi se është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi rajonal, veçanërisht në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore. 

Në takimin u diskutua për mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe për rëndësinë e investimeve të huaja në drejtim të ndërtimit të një shoqërie më përparimtare dhe më stabile, si dhe në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. 

Kryetari Veljanoski u përqendrua edhe në marrëdhëniet me pakicat në të dyja vendet dhe theksoi se komuniteti turk në Republikën e Maqedonisë me pjesëmarrjen e saj aktive në të gjitha sferat e jetesës, jep kontribut të veçantë në zhvillimin e plotë ekonomik, kulturor dhe demokratik të shtetit tonë. 

Delegacioni sot realizoi takim edhe me nënkryetarin e Qeverisë së Republikës së Turqisë, z. Bulent Arinç. 

Z.Arinç shprehu kënaqësi që Republika e Turqisë është ndër shtet e para që e pranoi Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, duke shpresuar se edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet të dyja vendeve. 

Kryetari Veljansoki theksoi se në Republikën e Turqisë shohim mik i cili vazhdimisht  e mbështet Republikën e Maqedonisë për marrjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe BE, për të cilën Republika e Maqedonisë është falënderuese dhe gjithmonë është gati ta kompensojë këtë.  

Ai gjithashtu theksoi se megjithëse Republika e Maqedonisë nuk ka marrë anëtarësim formal-juridik në NATO, mbetet e përkushtuar në kryerjen e obligimeve ndaj Aleancës sikur të jetë anëtare e saj, sepse e dimë se Maqedonisë paraqet faktor të rëndësishëm për stabilitetin në Rajon. 

Në takimin të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet shteteve tona vend të rëndësishëm zë edhe bashkëpunimi ekonomik. U shpreh kënaqësi për zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet të dyja vendeve dhe interes për thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. 

Nënkryetari Arinç theksoi se Republika e Turqisë është e përgatitur dhe e interesuar për të investuar në Republikën e Maqedonisë në të gjitha sferat. Ai nënvizoi se edhe investimet e deritanishme të suksesshme turke në Republikën e Maqedonisë janë rezultat i kushteve të mira në Republikën e Maqedonisë, për shkak të të cilave Republika e Turqisë investon në Republikën e Maqedonisë. 

Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për ngjarjet politike aktuale në të dyja vendet, për ciklet zgjedhore që kaluan në RM dhe për zgjedhjet e ardhshme që e presin Republikën e Turqisë, si dhe për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë në sferat tjera si arsimi dhe kultura. 

Click