Udhëheqja parlamentare

E premte, 14 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË ITALISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ERNESTO MASIMINO BELELI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Italisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral. Megjithatë, të dy bashkëfolësit u pajtuan se nevojitet bashkëpunim më i madh parlamentar, jo vetëm në nivel të kryetarëve të Parlamenteve, por edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim, si dhe nevojitet bashkëpunim në nivel të komisioneve parlamentare. 

Në këtë takim, Ambasadori i Republikës së Italisë e shfrytëzoi mundësinë që ftesën nga kryetarja e Parlamentit të Italisë, znj. Laura Boldrini t'ia dorëzojë kryetarit Veljanoski për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Romë në Dhomën e deputetëve, më 13 dhe 14 mars 2014. 

Ambasadori Beleli theksoi se kjo konferencë ndërkombëtare është në organizim të përbashkët të kryetarëve të Parlamentit grek dhe italian, përkatësisht kryesuesit aktual dhe të ardhshëm me Bashkimin Evropian në vitin 2014. 

Në takimin u diskutuan shumë çështje, ndër të cilat u shtjelluan edhe çështjet aktuale në Unionin ndërparlamentar. Gjithashtu, u fol edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Republikën e Maqedonisë dhe për gjendjen politike në Itali.

Në fund, kryetari Veljanoski e ftoi kryetarin e Parlamentit të Italisë për vizitë në Republikën e Maqedonisë dhe e potencoi transparencën e Kuvendit për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë. 

 

Click