Udhëheqja parlamentare



E martë, 27 nëntor 2013, Mbretëria e Spanjës

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E SENATIT TË PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË SPANJSËS, Z. PIO GARSIA ESKUDERO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski  sot u takua me kryetarin e Senatit të Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës, z. Pio Garsia Eskudero. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi dhe mundësia për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme të të dyja shteteve.

Kryetari Veljanoski shprehu bindje se diplomacia parlamentare gjithnjë e më shumë e zë vendin e saj dhe se takimet e tilla kontribuojnë në atë drejtim. Ai njëkohësisht, theksoi se për Republikën e Maqedonisë është i rëndësishëm mendimi dhe qëndrimi i Mbretërisë së Spanjës për ngjarjet dhe proceset në BE-së. E informoi bashkëbiseduesin me përkushtimin e RM-së në rrugën drejt BE-së dhe përkushtimin drejt anëtarësimit në NATO, me ç'rast  shprehu bindje se edhe të dy anëtarësimet do të ndodhin së shpejti, për të mirën e Maqedonisë, për rajonin, por edhe për Evropën.

Kryetari Veljanoski potencoi se Qeveria aktuale, e cila e fitoi besimin e qytetarëve nga viti 2006, në të gjitha ciklet zgjedhore është fuqimisht e angazhuar në zbatimin e reformave dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe se për Republikën e Maqedonisë është shumë e rëndësishme që gjatë aderimit në BE të jetë kompatibile me legjislacionin e komunitetit, por edhe me rregullativat që vlejnë në komunitetin e biznesit.

Kryetari i Senatit të Spanjës, z. Pio Eskudero shprehu kënaqësi nga marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës dhe potencoi se Spanja fuqimisht dhe në mënyrë permanente e përkrah Maqedoninë, si në integrimin në BE, ashtu edhe në strukturat e NATO-s.

Ai shprehu bindje se Evropa duhet të jenë e plotë, e rrumbullakuar dhe e fuqishme dhe bashkërisht të prezantohet në botë duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat.

Z. Eskudero potencoi se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës nuk është në nivel të duhur, dhe se ka hapësirë për avancimin e tij, veçanërisht në nivel ekonomik, duke theksuar se numër i madh i kompanive të Spanjës paraqesin interes për investim në Maqedonisë në sferën e infrastrukturës dhe energjisë së rigjenerueshme. 

Z. Eskudero shprehu kënaqësi nga përkrahja e deritanishme reciproke ndërmjet këtyre dy vendeve, në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe shprehu bindje se përkrahja e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.

Në takimin e Veljanoskit me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit të Spanjës, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për çështje të rëndësishme për të dy shtetet.
Integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë dhe anëtarësimi në NATO, ishin çështje në të cilat bashkëbiseduesit u përqendruar më shumë, por gjithashtu u përqendruan edhe në reformat të cilat Maqedonia i ka realizuar, politikën aktuale, bashkëpunimin ekonomik dhe në prosperitetin e të dy shteteve, në sferat në të cilat mund të avancohet bashkëpunimi.

Anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit potencuan se aderimi i RM-së në BE do të jetë hap pozitiv me të cilin do të përmirësohet edhe aspekti ekonomik edhe ai politik i shtetit dhe rajonit, se aderimi i RM-së në BE është i paevitueshëm, pyetja është vallë do të ndodhë më herët apo vonë.
 
Kryetari Veljanoski, në kuadër të vizitës së punës në Spanjë, sot u përshëndet nga anëtarët e Kongresit të Spanjës, gjatë prezencës së tij në seancën plenare të Kongresit.

Click