Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 25 qershor 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME PËRFAQËSUESIT E NDI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me ish anëtarin e bordit të drejtorëve të NDI, z. Hauard Din, drejtorin rajonal të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, z. Robert Benxhamin dhe drejtorin e NDI-së në Maqedoni, z. Kris Henshou. 

Në fillim të takimit mysafirët u falënderuan për mundësinë për të diskutuar për bashkëpunimin e Kuvendit të RM-së me Institutin Demokratik Nacional. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu falënderim për angazhimin e deritanishëm të SHBA-së dhe përkrahjen që e merr Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përmes IDN. 

Z. Hauard Din në takimin theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë realizoi dy projekte të mëdha, siç janë krijimi i Institutit Parlamentar dhe realizimi i Debateve mbikëqyrëse, që janë kryesore për demokracinë dhe janë orientuar në transparencë më të madhe në punën e Kuvendit. 

Në takimin, z. Robert Benxhamin theksoi se përmes këtyre projekteve Republika e Maqedonisë shënon progres dhe është shembull dhe eksportues i projekteve dhe reformave të realizuara në rajonin dhe më gjerë. 

Në takimin u diskutua edhe për prioritetet e Republikës së Maqedonisë, për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe kontributin e ushtarëve maqedonas në Afganistan.

Gjithashtu, në takimin u diskutua edhe për ngjarjet politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, si dhe për rrjedhat ekonomike dhe politike aktuale në Evropë dhe më gjerë. 

Click