Udhëheqja parlamentare



E enjte, 5 dhjetor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË HUNGARISË, Z. VIKTOR ORBAN

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në nivel parlamentar në të gjitha segmentet, për intensitetin e shkëlqyeshëm të takimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet kryetarëve të parlamenteve, grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe të komisioneve. Ai shprehu falënderim që Hungaria e përdori emrin tonë kushtetues në komunikimin bilateral, duke theksuar se kjo është me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë. E informoi bashkëbiseduesin për gjendjen politike aktuale, për reformat e realizuara dhe arritjet në rrugën e eurointegrimit, raportet pozitive nga Komisioni Evropian dhe rekomandimet.

Kryetari Veljanoski potencoi se Republika e Maqedonisë veçanërisht e vlerëson politikën parimore të Hungarisë në aspekt të përkrahjes integrimin e gjithë Ballkanit në Bashkimin Evropian, si dhe në aspekt të përkrahjes vendet që i kanë përmbushur kriteret për anëtarësim në NATO, duke e cekur integrimin si veçanërisht i rëndësishëm para së gjithash për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.

Kryetari i Qeverisë së Hungarisë, z. Orban u falënderua për mundësinë për t'u takuar dhe shfaqi kënaqësi nga marrëdhëniet mirë të zhvilluara dhe miqësore ndërmjet të dy shteteve. Nënvizoi faktin që të gjithë institucionet botërore relevante, zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë i vlerësojnë si të lira dhe të drejta, fakt i cili Parlamentit i jep vend kryesor në shtetin i cili është evropian dhe demokratik. Ai theksoi se Hungaria dhe Republika e Maqedonisë kanë lidhshmëri dhe fat të gjatë historik, gjë që është e rëndësishme dhe ndikon në politikën, si dhe ndikon që Hungaria t'i kuptojë vështirësitë e Republikës së Maqedonisë.

Ai shprehu kënaqësi lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, theksoi se janë të njoftuar me parametrat ekonomike aktuale të Republikës së Maqedonisë, dhe se duhet ta urojë për rezultatet e arritura ekonomike të cilat janë të rëndësishme dhe të spikatur edhe në korniza evropiane, dhe të cilat e vërtetojnë stabilitetin politik dhe ekonomike të shtetit.

Z. Orban u përqendrua edhe në ndryshimet në qendrën, qendrën e Qytetit të Shkupit, të cilat ka pasur mundësi t'i sheh nga qëndrimi i tij i fundit në Shkup, të cilat i përgëzoi. 

Lidhur me integrimin e Republikës së Maqedonisë në familjen evropiane ai theksoi se qëndrimi i Hungarisë për këtë çështje është i qartë, Bashkimi Evropian ka nevojë që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e saj, Bashkimi Evropian ka probleme të caktuara dhe se për shkak të ballafaqimit me to nevojitet ta ndryshojë konceptin, dhe në këtë proces Ballkani duhet shikuar si mundësi e jo si problem.

Z. Orban theksoi se janë të njoftuar me kontestin që e kemi me fqinjin jugor, se nuk është e drejtë që ai të vendoset si kusht dhe se ai është kundër politikës që kjo çështje të paraqesë problem i cili do ta pengojë integrimin në BE. Ai njëkohësisht potencoi se pikërisht ai ka qenë i pari që e ka theksuar këtë qëndrim në Bashkimin Evropian dhe mendimi i tij është përkrahur nga më shumë kolegë.

Lidhur me integrimin atlantik, z. Orban përmendi se Hungaria dëshiron të jetë pjesëmarrëse në tryezën në të cilën Republika e Maqedonisë do ta nënshkruajë anëtarësimin në NATO dhe se çdo hap që bëhet në drejtim të integrimit dhe pjesëmarrjes në strukturën e Aleancës është hap i drejtë.  

Kryetari i Qeverisë hungareze shprehu kënaqësi që të dy shtetet do të nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim në arsim, përkatësisht për ndarjen e 20 bursave nga Hungaria për studentët maqedonas, gjithashtu shprehu dëshirë që edhe studentë hungarezë të ndjekin studime në Republikën e Maqedonisë. 

Click