23.7.2008
SEANCA E 13-TË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për mbrojtjen e fëmijëve dhe për bashkëpunim në sferën e birësimit ndërkombëtar;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ratifikimin e Konventës evropiane për adoptimin e fëmijëve;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunim teknologjik dhe shkencor;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës ndërkombëtare kundër dopingut në sport;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit plotësues ndaj konventave të Gjenevës prej 12.8.1949, që ka të bëjë me miratimin e simbolit plotësues (Protokolli III);
6. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Konferencës së Hagës për të drejtën ndërkombëtare private;
7. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Fondit të OPEK për zhvillim ndërkombëtar;
8. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit plotësues të mëtejmë ndërmjet shteteve-palë në Marrëveshjen Veri-atlantike dhe shteteve të tjera që marrin pjesë në Partneritetin për paqe për statusin e forcave të tyre;
9. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit plotësues ndaj Konventës për mbrojtjen e individëve në pikëpamje të përpunimit automatik të të dhënave personale, lidhur me trupat mbikëqyrës dhe bartjen tejkufitare të të dhënave;
10. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për ratifikimin e Protokollit të dytë plotësues të Konventës evropiane për të ndihmën e ndërsjellë juridike në lëndën penale;
11. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë dhe të shkencave të mjekësisë;
12. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve me Protokollin për trafikun kufitar me pakicë ndaj Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve;
13. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e parandalimit, kufizimit dhe zbutjes së pasojave nga fatkeqësitë dhe katastrofat;
14. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit Katar për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen nga evazioni fiskal në bazë të tatimeve mbi të ardhurat;
15. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë lidhur me çështjet doganore;
16. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen nga evazioni fiskal në bazë të tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit mbi kapitalin;
17. Propozim-ligj për shfuqizimin e Ligjit për komasacion;
18. Propozim-ligj për veprimtari hidrometeorologjike;
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomitë e ujërave;
20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje;
21. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve;
22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akreditim;
23. Propozim-ligj për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë;
24. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për pagat e gjykatësve;
25. Propozim-ligj për lobim;
26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative.