16.9.2008
SEANCA E 23-TË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Rendi i ditës:
1. Propozim-vendim për themelimin e grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
2. Propozim-vendim për kompensimin e shpenzimeve të organizatorëve të kampanjës zgjedhore nga listat e kandidatëve nga të cilat janë zgjedhur deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Investuese Evropiane për rregullimin e aktiviteteve të Bankës Investuese Evropiane në Republikën e Maqedonisë;
4. Propozim për miratimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për kushtet e udhëtimeve të ndërsjella të shtetasve të Republikës së Maqedonisë dhe të Federatës Ruse, me Propozim-ligj;
5. Propozim për miratimin e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për transport ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, me Propozim-ligj;
6. Propozim për miratimin e Ligjit për ratifikimin e Protokollit ndaj Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë, nga njëra anë edhe Bashkësive evropiane dhe vendeve anëtare të tyre, nga ana tjetër, që të merret parasysh hyrja e Republikës së Bullgarisë dhe Rumanisë në Unionin Evropian, me Propozim-ligj;
7. Propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave, me Propozim-ligj;
8. Propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim dhe trajnim profesional, me Propozim-ligj;
9. Propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për standardin e nxënësve, me Propozim-ligj;
10. Propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt, me Propozim-ligj;
11. Propozim për miratimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve dhe familjeve të tyre, me Propozim-ligj.