Seancat plenare



6.10.2008

SEANCA E 24-T E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Rendi i ditës:

1. Propozim-vendim për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit anketues për përcaktimin e rrethanave të vdekjes së kryetarit të Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski;

2. Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për komunikime elektronike;

3. Propozim-vendim për plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Kanalit të Kuvendit;

4. Propozim-vendim për shkarkim nga funksioni të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale;

5. Propozim-vendim për plotësimin e Vendimit për përcaktimin e përbërjes së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar;

6. Propozim-vendim për ndryshimin e plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim;

7. Propozim-vendim për emërimin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

8. Propozim për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë;

9. Propozim për miratimin e Ligjit për ratifikimin e Konventës për njohjen e patentave evropiane, me Propozim-ligj;

10. Propozim për miratimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe ministrit Federal të Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë për bashkëpunim policor, me Propozim-ligj;

11. Propozim për miratimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për inkurajimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve, me Propozim-ligj;

12. Propozim për miratimin e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë për lehtësimin e dhënies së vizave, me Propozim ligj;

13. Propozim-ligj për mbrojtjen juridike të shërbimeve të cilat themelohen në, ose përfshinë qasje me kusht;

14. Propozim për miratimin e Ligjit për të drejtat seleksionuese;

15. Propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizimet publike, me Propozim-ligj;

16. Propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat e zhvilluara teknologjike industriale, me Propozim-ligj;

17. Propozim për miratimin e ligjit për plotësimin e Ligjit për magazinim dhe mbrojtje nga lëndët dhe gazrat djegëse, me Propozim-ligj;

18. Propozim për miratimin e Ligjit për shpalljen e Çarshisë së vjetër të Shkupit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë;

19. Propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Bankës Maqedonase për Mbështetjen e Zhvillimit, me Propozim-ligj;

20. Propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e  Republikës së Maqedonisë te Fondi për zhvillim social pranë Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes për hua lidhur me Projektin për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për shkak të nxitjes së punësimit, me Propozim-ligj;

21. Propozim për miratimin e ligjit për plotësimin e Ligjit për taksat administrative, me Propozim-ligj;

22. Informim për rezultatet nga hetimi, lidhur me rënien e helikopterit të armatës më 12 janar 2008 në Bllacë të Katllanovës, ku jetën e humbën 11 paqeruajtës të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Click