4.11.2008
SEANCA E 28-TË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Rendi ditës:
1. Propozim-vendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Furnizime Publike;
2. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
3. Propozim për miratimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë për rregullimin e marrëdhënieve bilaterale kontraktuese, me Propozim-ligj;
4. Propozim për miratimin e ligjit për ratifikimin e Konventës për grumbullimin e dëshmive jashtë vendit në çështjet civile dhe tregtare, me Propozim-ligj;
5. Propozim për miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem një sportel dhe mbajtjen e regjistrit dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë, me Propozim-ligj;
6. Propozim për miratimin e ligjit për automjete, me Propozim-ligj;
7. Propozim për miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit, me Propozim ligj;
8. Propozimi për miratimin e Ligjit për kontribute për sigurim social të obligueshëm, me Propozim ligj;
9. Propozim për miratimin e Ligjit për hua në pajtim me Marrëveshjen për rregullimin e huas të Transportit hekurudhor të Maqedonisë SHA Shkupi si trashëgimtar juridik i NP Hekurudhat e Maqedonisë Shkup ndaj hekurudhave të Hungarisë MAB SA për periudhën 1991-1995, me Propozim-ligj;
10. Propozim për miratimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve nga Marrëveshja për rregullimin e huas të Transportit hekurudhor të Maqedonisë SHA Shkup si trashëgimtar juridik i NP Hekurudhat e Maqedonisë Shkup ndaj hekurudhave të Hungarisë MAB SA për periudhën 1991-1995, me Propozim-ligj;
11. Propozim për miratimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e dhunës dhe të sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, me Propozim-ligj;
12. Propozim për miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, me Propozim-ligj;
13. Propozim për miratimin e Ligjit për Qendrën shtetërore për provim, me Propozim-ligj;
14. Propozim për miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Byronë e Zhvillimit të Arsimit, me Propozim-ligj;
15. Propozim për miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën ndërtimore, me Propozim-ligj;
16. Propozim për miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurinat, me Propozim-ligj;
17. Propozim për miratimin e Ligjit për veprimtarinë e infermierisë;
18. Propozim për miratimin e Ligjit për veprimtarinë akusherike;
19. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 122 të Ligjit për pronësi dhe të drejta tjera reale, të parashtruar nga Komuna e Aerodromit;
20. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të dispozitave të Ligjit për privatizim dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, të parashtruar nga Komuna e Aerodromit;
21. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të dispozitave të Ligjit për privatizim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, të parashtruar nga Komuna e Aerodromit;
22. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 1 paragrafi 4 pika 18 nga Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprimtari komunale, të parashtruar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Dellçevës;
23. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 124-a, paragrafi 1 nga Ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, të parashtruar nga kryetari i Komunës së Kisella Vodës;
24. Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për shkallën e kompensimit nga të hyrat e përgjithshme të shoqatave të cilat kryejnë veprimtari energjetike për financimin e punës së Komisionit rregullator për energjetikë në Republikën e Maqedonisë për vitin 2009;
25. Propozim-plan financiar i Komisionit Rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;
26. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2007;
27. Propozim-strategji nacionale e Republikës së Maqedonisë për avancimin e sigurisë së komunikacionit rrugor 2009-2014.