16.12.2008
SEANCA E 36-TË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Rendi i ditës:
1. Propozim-vendim për dhënie pëlqim Statutit të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” Shkup;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës për bashkëpunim në rast të katastrofave natyrore dhe të katastrofave tjera;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Irlandës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të krimit;
5. Propozim-ligj për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural; - leximi I
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve;- leximi I
7. Propozim-ligj për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas marrëveshjes për hua në bazë të projektit për përmirësimin e rrjetit ekzistues rrugor rajonal dhe komunal; - leximi I
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtaritë komunale; - leximi I
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësimin dhe punën e të huajve; – leximi I
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për invalidët civilë të luftës, me procedurë të shkurtuar.