Seancat plenare



30.12.2009

SEANCA E 42-TË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Rendi i ditës:

1. Propozim-vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për shënimin e pesëvjetorit të vdekjes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski;

2.Propozim-vendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullimin e tregut të shërbimeve të hekurudhës;

3. Propozim-vendim për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale;

4. Propozim-vendim për plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

5. Propozim për emërimin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Agjencisë për nëpunës shtetërorë;

6. Propozimi për emërimin e anëtarit të Komisionit  për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik;

7. Propozim-vendim për dhënie e pëlqimit Statutit të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir;

8. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit fakultativ ndaj Konventës kundër torturës dhe llojit tjetër të dënimit dhe veprimit të egër, jonjerëzor dhe nënçmues;

9. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të Bashkësive Evropiane për rregullat për bashkëpunim në lidhje me ndihmën financiare nga KE, Republika e Maqedonisë dhe realizimi i ndihmës sipas Komponentit V (IPARD) nga Instrumentet për ndihmë paraaderuese (IPA);

10. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin  dhe plotësimin e Konventës ndërkombëtare për thjeshtësimin dhe harmonizimin e procedurave doganore;

11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve - leximi I;

12. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për procedurë kontestimore - leximi I;

13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim - leximi I;

14. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 6 pika 23 e Ligjit  për  tatimin personal mbi të ardhurat, e në lidhje me nenin 97 të Ligjit për marrëdhënie pune, të parashtruar nga deputeti Darko Dimitrieski;

15. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 11 të Ligjit për higjienë  publike, dorëzuar nga kryetari i  Komunës së Vasilevës;

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, me procedurë të shkurtuar;

17. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për policinë, me procedurë të shkurtuar;

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;

Click