21.01.2009
SEANCA E 44-TË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Rendi i ditës:
1. Propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit Statutit të Universiteti Shtetëror në Tetovë;
2. Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të Trupit koordinues për zbatimin e aktiviteteve për ndërmarrjen e Listës zgjedhore nga Ministria e Drejtësisë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhor;
3. Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë për këmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara;
4. Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Moldavisë për readmisionin e personave me qëndrim të palejuar;
5. Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës për marrjen e personave me qëndrim të paligjshëm;
6. Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Rumanisë për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve, të nënshkruar në Bukuresht, më 12 qershor 2000;
7. Propozim-ligji për pronësi industriale –Leximi I;
8. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike- Leximi I;
9. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 11 paragrafi 3, në lidhje me nenet 18 dhe 19 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim shëndetësor, e parashtruar nga deputeti Mile Paçemski;
10. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 13 paragrafi 2 nga Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, e parashtruar nga deputetja Nadica Tançeva Tulieva;
11. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 41 paragrafi 2 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërtim, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Kërçovës.