Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune
E premte, 4, shtator 20009, ora 11:00, Salla ‘’Boris Trajkovski’’
Këshilli nacional për eurointegrime vazhdon me organizimin e debateve publike për ligjet për të cilat është i domosdoshëm debat më i gjerë, i cili do të mundësojë miratimin e ligjeve kualitative dhe përgatitjen kualitative për pranimin e detyrimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.
Për këtë qëllim, Këshilli nacional për eurointegrime organizon debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune.
Debati publik do të mbahet më 4 shtator (e premte) 2009, në Sallën ‘’Boris Trajkovski’’ me fillim në ora 11:00.
Debati publik do të jetë i hapur për mediumet.