Këshillat



E enjte, 7 qershor 2012

DEBAT PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për eurointegrime sot mbajti debat publik për versionin punues të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcjellje të komunikimeve. 

Miratimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcjellje të komunikimeve është paraparë në pajtim me Programin Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian-revizioni viti 2012. Ligji, gjithashtu, është pjesë e Aneksit 2 të Mendimit për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian gjatë vitit 2012, të cilin Këshilli Nacional për Eurointegrime me konsensus e miratoi në mbledhjen që u mbajt më 8 shkurt të vitit 2012. 

Në debatin publik, me mendime, propozime, vërejtje dhe komente të tyre morën pjesë: znj. Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime; z.  Jani Makraduli, z. Tito Petkovski, z. Pavle Sazdov, z. Pavle Trajanov dhe z.Talat Xhaferi, deputetë në Kuvend; z. Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit Nacional dhe përfaqësues i Kabinetit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë, si dhe profesorë dhe ekspertë të shquar në sferën: prof. Vlladimir Pivovarov dhe prof.  Esad Rahiq nga Universiteti FON, prof. Frosina Tasheva-Remenski nga Fakulteti për siguri në Shkup pranë Universitetit Shën Kliment i Ohrit" - Manastir, z. Filip Stojanovski nga Metamorfozis-Fondacioni për internet dhe shoqëri, z. Bojan Mariçiq nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, znj. Margarita Caca Nikollovska, përfaqësuese nga Instituti për të drejtat e njeriut, z. Andreja Bogdanovski nga tink-tenku "Analitika", z.  Aco Kolevski, zëvendësprokuror publik i Republikës së Maqedonisë dhe znj. Malinka Ristevska-Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane. 

Në debatin publik folësit u pajtuan se bëhet fjalë për ndryshime dhe plotësime të aktit ligjor, lënda e rregullimit e të cilit është e gjerë, por edhe temë sensitive, që ka pika të përafërta me më shumë çështje kryesore, si për shembull, mbrojtja e të drejtave të njeriut, cenimi i privatësisë dhe e drejta e garantuar e komunikimit, harmonizimi me zgjidhjet ekzistuese ligjore në aspekt të Ligjit për procedurë penale. 

Të pranishmit shprehën bindje se duke marrë parasysh atë që Propozim-ligji është në fazë të versionit punues, ekziston mundësi që propozimet dhe mendimet e parashtruara të shërbejnë si korrektor dhe bazë për përpunimin e propozim-ligjit para se i njëjti të dorëzohet në procedurë parlamentare. 

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Radmilla Sheqerinska, njoftoi se materialet të cilat dalin nga ky debat do t'u dërgohen pjesëmarrësve në debatin publik, si dhe do të dërgohen te Ministria e Punëve të Brendshme dhe në të cilat do të ketë qasje opinioni më i gjerë.

Click