Këshillat



E martë, 13 mars 2012

DISKUTIM PUBLIK PËR VERSIONIN E PUNËS SË PROPOZIM-LIGJIT PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR MJEDIS JETËSOR

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot mbajti diskutim publik për versionin e punës së Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor. Ky ligj është njëri ndër 10-të ligjet e Aneksit 2 të miratuar nga Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe pjesë përbërëse e Mendimit për miratimin e së drejtës së Unionit Evropian gjatë vitit 2012, të cilën Këshilli me konsensus e miratoi në mbledhjen e mbajtur më 8 shkurt të këtij viti.

Në diskutimin publik morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji si trup punues amë në Kuvend, përfaqësuesit e Lobi Grupit të Gjelbër Parlamentar Maqedonas, Sekretariatit për Çështje Evropiane, përfaqësuesit e universiteteve shtetërore dhe private, përfaqësuesit e organizatave qytetare nga sfera e mjedisit jetësor dhe ekspertë.

Arsyetim për versionin e punës së ligjit dha z. Stevo Temelkovski, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në fjalimin e tij theksoi se Ligji ekzistues për mjedis jetësor, i miratuar në vitin 2005, paraqet kushtetutë ekologjike, ky ka pësuar ndryshime dhe plotësime të shumta si rezultat i nevojës për harmonizim me disa direktiva evropiane nga sfera e mjedisit jetësor.

Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor bëhet harmonizimi me Direktivën nr. 96/82/BE të Këshillit, për rreziqet nga avaritë që përfshijnë materie të rrezikshme.

Ligji për mjedis jetësor plotësohet me shtim të nenit të ri 147-a, me të cilën futet politika për parandalim të avarive, e cila duhet të jetë në formë të shkruar dhe të garantojë shkallë të lartë të mbrojtjes së njerëzve dhe mjedisit jetësor.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit futet edhe baza juridike për miratim të aktit nënligjor me të cilën do të përcaktohen kriteret me të cilat do të caktohet se në cilin rast një fatkeqësi e caktuar do të konsiderohet avari.

Njëra ndër shkaqet për miratim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mjedis jetësor është në drejtim të zbatimit të fazës së tretë të Gijotinës Rregullatore, me të cilën thjeshtësohet procedura për përpunim të elaboratit për mbrojtje të mjedisit jetësor për bujqit, zejtarët, fermerët dhe tregtarët me vëllim të vogël.

Propozim-ligji është i domosdoshëm edhe në drejtim të saktësimit të dispozitave që i referohen procedurës për parandalim integrues dhe kontroll të ndotjes.

Pjesëmarrësit në diskutimin publik e përshëndetën iniciativën e Këshillit Nacional për Eurointegrime për organizim të diskutimit publik për ligjin nga sfera e mjedisit jetësor.

Në diskutimin publik me diskutimet, propozimet, vërejtjet dhe komentet e veta morën pjesë: z-nj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional, z. Kenan Hasipi, anëtar i Këshillit, z-nj. Kosana Nikoliq - Mazneva, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z-nj. Liljana Popovska, deputete dhe zëvendësanëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, z. Zoran Shapuriq nga Kolegji Amerikan dhe z-nj. Aleksandra Bujaroska nga shoqata ekologjike e qytetarëve "Front 21/42".

Click