Këshillat



E mërkurë, 27 qershor 2012

DISKUTIM PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR PUNË TË BRENDSHME

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot mbajti diskutim publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme.

Miratimi i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme parashihet me Programin Nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian - revizioni 2012. Ligji, gjithashtu, është pjesë e Aneksit 2 të Mendimit për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian gjatë vitit 2012, që Këshilli Nacional për Eurointegrime me konsensus e miratoi në mbledhjen e mbajtur më 8 shkurt 2012.

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme e arsyetoi z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Në fjalimin e tij, z. Bajrami theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme propozohen për shkak të harmonizimit të tij me Ligjin për procedurë penale ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 150/10) dhe krijimit të parakushteve normative për dërgim të nëpunësve policorë në qendrat hetimore të prokurorisë publike.

Me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e reja të ligjit rregullohet mënyra e realizimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike me lidhje të marrëveshjes për bashkëpunim, në të cilën do të rregullohen të gjitha çështjet e domosdoshme lidhur me dërgimin e nëpunësve policorë. Me marrëveshjen parashihet në mënyrë shtesë të saktësohen marrëdhëniet e ndërsjella të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike për realizimin e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të nëpunësve policorë të dërguar në qendrën hetimore të Prokurorisë Publike.

Zotëri Bajrami e theksoi edhe ndryshimin e ri të ligjit me të cilën në mënyrë shtesë saktësohen gradat e pagimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me çka parashihet në çdo nivel hierarkie të ketë pesë grada të pagimit, përkatësisht gjatë sistematizimit të punëtorit në vendin e punës në nivel të njëjtë hierarkie të mbajë numrin e arritur të gradave të pagimit nga vendet paraprake të punës.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të ligjit parashihet mundësia që punëtori i cili nuk i realizon rezultatet mesatare, përkatësisht rezultatet e pritura në punën e vendit të punës t'i zvogëlohet rroga më së shumti deri më 15%.

Zotëri Bajrami në fjalimin e tij theksoi se në ligjin ekzistues mungon dispozita për detyrën e çdo punëtori të Ministrisë që të kryejë urdhër të dhënë nga ministri apo nga punëtori i tij i autorizuar, lidhur me kryerjen e punëve të brendshme. Obligimi i theksuar i referohet kryerjes së detyrave urgjente, të paanulueshme dhe gjithëpërfshirëse, vëllimi, ndërlikueshmëria dhe kohëzgjatja e të cilave i tejkalon resurset në dispozicion të njësisë së caktuar organizative.

Qëllimi i këtij Propozim-ligji është të arrihet funksionalitet më i madh i dispozitave ligjore dhe të krijohen parashtresa juridike normative për funksionim të plotë të zgjidhjeve ligjore të përmbajtura në Ligjin për procedurë penale.

Në diskutimin publik, me mendime, propozime, vërejtje dhe komente të tyre morën pjesë: z-nj. Suzana Saliu, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Gordan Georgiev, anëtar i Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Emilijan Stankoviq, deputet dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim, z-nj. Marinella Tusheva, deputete dhe anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, prof. dr. Gordan Kallajxhiev nga Fakulteti Juridik - Shkup, prof. Frosina Tasheva - Remenski nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, z. Nexhat Elezi nga Prokuroria Publike dhe z-nj. Magdalena Lembovska nga tink - tenku "Analitika". 

Click