E enjte, 31 dhjetor 2009

FJALA E KRYETARIT VELJANOVKSI PËR VITIN E RI PARA DEPUTETËVE DHE SHËRBIMIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Të nderuar,
Vetëm disa orë na ndajnë nga Viti i Ri 2010. Pas nesh mbetet viti i vjetër 2009, i cili nuk ishte i lehtë për të gjithë, por ne e mbaruam me sukses. Dua t'i falënderoj jo vetëm nënkryetarët, deputetët, koordinatorët e grupeve parlamentare, por veçanërisht të punësuarit në administratën e Kuvendit me angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre të plotë. Ndërsa ky sukses shihet përmes raportit të Komisionit Evropian në të cilin shumë qartë janë theksuar rezultatet pozitive të arritura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.



E premte, 28 dhjetor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTË E KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për çështje ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e tridhjetedytë të mbajtur më 25 dhjetor 2009, si trup pune amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për përkrahjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, në procedurë të shkurtuar



E hënë, 28 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NËNTË E KËSHILLIT BUXHETOR

Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e nëntë të mbajtur më dhjetor 24 dhjetor 2009 shqyrtoi Propozim-strategjinë për zhvillimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2010 - 2013, dhe në bazë të debatit njëzëri i miratoi konkludimet e mëposhtme



E premte, 25 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për eurointegrime në Mbledhjen e njëmbëdhjetë debatoi në lidhje me Mendimet për miratimin e së drejtës së Unionit Evropian për vitin 2010 dhe në lidhje me Raportin për punën e Këshillit nacional për eurointegrime për periudhën shtator 2008 – dhjetor 2009



E premte, 25 dhjetor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, Z. XHEVAT ADEMI, ME PËRFAQËSUES TË RRJETIT PËR SHOQËRI MULTIKULURORE NË MAQEDONI

Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Xhevat Ademi, mbajti takim me përfaqësues të Rrjetit për shoqëri multikulturore në Maqedoni, në të cilin morën pjesë zonja Violeta Kërstiq nga Bashkësia e kroatëve në Republikën e Maqedonisë, zonja Anastasija Ribarski nga Shoqata sllovene ‘’Franc Preshern’’, z. Mirolub Orlanac nga Shoqata e malazezëve në Republikën e Maqedonisë dhe Rubin Zemon nga Aleanca e egjiptianëve të Ballkanit



E martë, 22 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Mbledhjen e njëzetedytë, të mbajtur më 21 dhjetor 2009, si trup punues amë shqyrtoi



E martë, 22 dhjetor 2009, Këshilli nacional për eurointegrime

DEBAT PUBLIK NË LIDHJE ME VERSIONIN PUNUES TË PROPOZIM-LIGJIT PËR TË DREJTAT E AUTORËVE DHE TË DREJTAT E NGJASHME

Këshilli nacional për eurointegrime sot organizoi debat publik në lidhje me versionin punues të Propozim-ligjit për të drejta e autorëve dhe të drejtat e ngjashme. Arsyetim për shkaqet për të cilat përgatite tekst i ri i Ligjit për të drejtat e autorëve dhe të drejtat e ngjashme dha zonja Ollgica Trajkovska, përfaqësuese nga Ministria e Kulturës dhe udhëheqëse e Sektorit për të drejtat e autorëve dhe të ngjashme



E hënë, 21 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet, në Mbledhjen e dyzetepestë, të mbajtur më 17 dhjetor 2009, si trup pune amë shqyrtoi



E premte, 18 dhjetor 2009

TAKIM I ZONJËS TANJA FAJON, RAPORTUESE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ME KËSHILLIN NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Në takimin mor;n pjesë anëtarë dhe përfaqësues të Këshillit nacional për eurointegrime, anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme, anëtarët e Komisionit për çështje evropiane, anëtarët e Komitetit të përzier parlamentar të RM-UE-së, përfaqësues të ambasadave të Mbretërisë së Suedisë, Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Çekisë, përfaqësues nga sektori joqeveritar, mediet dhe shërbimit e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë



E martë, 15 dhjetor 2009

FJALA E KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “PREVENTIVA DHE REPRESIONI I DHUNËS NË STADIUMET E FUTBOLIT”

Dhuna në manifestimet sportive është e pranishme edhe te ne. Nëse shikojmë nga aspekti ligjor, Republika e Maqedonisë e ka sanksionuar mirë dhunën në manifestimet sportive. Në të vërtetë, ne kemi të ashtuquajturën “leks specialis”, ndërsa dhe ky është ligji për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, i miratuar në vitin 2004. Këtu është Kodi penal, Ligji për kundërvajtje etj. A ka nevojë kjo normativë ligjore për ndryshime dhe plotësime, para së gjithash, ju duhet të thoni. Gjithsesi, në konferencën e sotme do të bëhet fjalë edhe për këtë. Unë, si Kryetar i Kuvendit, dua t’ju bind se të gjithë deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, jemi të gatshëm, nëse vijnë propozime të këtilla, t’i miratojmë më së shpejti në procedurën kuvendore



E martë, 15 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për eurointegrime, në Mbledhjen e sotme të dhjetë, debatoi për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë lidhur me konkluzionet e Këshillit të Unionit Evropian të 8 dhjetorit 2009.



E martë, 15 dhjetor 2009

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive më 11 dhjetor 2009 e mbajti mbledhjen e gjashtë me këtë rend dite :



E hënë, 14 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në Mbledhjen të dyzetekatërtë, si trup punues amë shqyrto Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative (lexim i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim (lexim i dytë)



E hënë, 14 dhjetor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETEKATËR E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në mbledhjen e mbajtur më 11 dhjetor 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obligative (leximi i parë).



E hënë, 14 dhjetor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për çështje ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e tridhjetenjëtë, të mbajtur më 10 dhjetor 2009, si trup punues amë i shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale (lexim i parë), Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit të shkallës së caktuar të kompensimit nga të ardhurat e përgjithshme të shoqatave të cilat kryejnë veprime energjetike për financimin e punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, në tekst të korrigjuar



E shtunë, 12 dhjetor 2009, Stokholm

PJESËMARRJA E NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZONJA SVETLLANA JAKIMOVSKA, NË KONFERENCË E JASHTËZAKONSHME TË KRYETARËVE TË PARLAEMNTEVE TË VENDEVE-ANËTARE TË UE DHE VENDEVE-KANDIDATE PËR ANËTARËSIM NË UNIONIN

Është privilegj dhe kënaqësi të merret pjesë në Konferencë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës e cila solli rritjen e rolit të parlamenteve nacionale si risia më e rëndësishme e Marrëveshjes së re, ndërsa me të cilën tejkalohet problemi i deficitit demokratit të Unionit. Në mënyrë praktike kjo do të thotë se UE do të ketë legjislativë më të mirë nëpërmjet informimit të saj më të mirë për gjendjet në vendet-anëtare dhe do të ngrihet në demokracinë interparlamentare



E premte, 11dhjetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI SOT U TAKUA ME KRYETARIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE TË AUSTRALISË, HERI XHENKINS I CILI ËSHTË NË NJË VIZITË ZYRTARE NË MAQEDONI

Me të vërtetë është kënaqësi e madhe kur vjen në vizitë miku i vërtetë, ndërsa Ju z. Xhenkins jeni miku i vërtetë i Maqedonisë, theksoi në fillim Kryetari i Kuvendit z. Veljanoski. Edhe pse Maqedonia dhe Australia gjenden shumë larg, të dy vendet kanë marrëdhënie të mira bilaterale, e në këto korniza vendin dhe kontributin e vet duhet ta japin edhe të dy parlamentet. Më gëzon fakti që edhe në Dhomën Përfaqësuese të Australisë u krijua Grupi i miqësisë me Republikën e Maqedonisë. Këto marrëdhënie duhet t’i zhvillojmë edhe për faktin se në Australi jeton diaspora e madhe maqedonase, ndërsa në Maqedoni u pranua shumë pozitivisht marrëveshja bilaterale mbi të drejtat sociale të maqedonasve e nënshkruar para do kohësh gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevskit në vendin tuaj, theksoi Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski. Siç e dini Republika e Maqedonisë është përcaktuar për integrim euroatlantik. Në këto korniza para do kohësh për qytetarët tanë BE hoqi regjimin e vizave. Mendoj se një marrëveshje të këtillë duhet të arrijmë edhe me Australinë, duke i pasur parasysh pikërisht marrëdhëniet me bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë në Australi, tha Veljanoski.



Е premte, 11 dhjetor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË GRUPIT TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E AUSTRALISË Z. ILIJA DIMOVSKI ME Z. HERI XHENKINS, KRYETAR I DHOMËS PËRFAQËSUESE TË KOMONVELTIT TË AUSTRALISË

Kryetari i Grupit te deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë z. Ilija Dimovski sot realizoi takim  me z. Heri Xhenkins, kryetar i Dhomës Përfaqësuese të Komonveltit të Australisë. Ky është takimi i parë i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë nga themelimi i tyre.



E premte,11 dhjetor 2009

TAKIM I KOORDINATORËVE TË GRUPEVE TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME Z. HERI XHENKINS, KRYETAR I DHOMËS PËRFAQËSUESE KOMONVELTIT TË AUSTRALISË

Koordinatorët e grupeve parlamentare Në KuvendiN E Republikës së Maqedonisë sot patën takim me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Komonveltit të Australisë z. Heri Xhenkins.



E premte, 11 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në mbledhjen e dyzetedytë të mbajtur më 24, 25 , 30 nëntor dhe më 1, 2, 4, 7, 9 dhe 10 dhjetor 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010



E enjte, 10 dhjetor 2009, Bruksell

SAMIT DYDITOR I UE-SË

Në takimin dyditor në Bruksel, shefat e shteteve ose qeverive të vendeve-anëtare të Unionit Evropian, sot dhe nesër do t’i shqyrtojnë çështjet për ndryshimet klimatike dhe rimëkëmbjen ekonomike. 



E mërkurë, 9 dhjetor 2009, Paris

PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANDREJ ZHERNOVSKI NË KOMISIONIN E KUVENDIT PARLAMENTAR TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Deputeti Andrej Zhernovski mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për migrime, refugjatë dhe popullsi të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës si dhe në Konferencën rajonale për migrime dhe dhunë ndaj grave në Evropë, të organizuar nga Këshilli Evropës dhe Unioni Interparlamentar të cilat  mbahen prej  9 deri 11 dhjetor 2009 në Paris .



E mërkurë, 9 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NJËZET E KOMISIONIT PËR MBROJTE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojte dhe siguri në mbledhjen e njëzet, të mbajtur më 7 dhjetor 2009, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjes ushtarake (leximi i parë).



E mërkurë , 9 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMINË E UJËRAVE

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave në vazhdimin e parë të mbledhjes së dymbëdhjetë, e mbajtur më 7 dhjetor 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ujërat (leximi i parë) .



E hënë, 7 dhjetor 2009, Tiranë

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KONFERENCËN KUSHTUAR PËRFORCIMIT TË BASHKËPUNIMIT TË SIGURISË PËR INTEGRIMIN MË TË SHPEJTË TË EVROPËS JUGLINDORE NË UE

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë merr pjesë në punën e Konferencës kushtuar përforcimit të bashkëpunimit për integrimin më të shpejtë të Evropës Juglindore në Unionin Evropian, që mbahet më 7 dhe 8 dhjetor 2009 në Tiranë, në organizim të Parlamentit të Shqipërisë.



E hënë, 7 dhjetor 2009

KËSHILLI I UE VENDOS PËR MARRJEN E DATËS PËR BISEDIMET PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË UNION

Këshilli i Unionit Evropian në samitin dyditor në Bruksel, sot dhe nesër duhet të vendosë vallë Republika e Maqedonisë do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në UE, që u rekomandua nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.



E premte, 4 dhjetor 2009, Kiev

SAMITI EU - UKRAINË

Kriza ekonomike dhe financiare, reformat tregtare dhe çështjet për gazin, janë vetëm disa nga temat të cilat do të shqyrtohen nga ana e liderëve të Unionit Evropian dhe Ukrainës në samitin e sotëm në Kiev



E enjte, 3 dhjetor 2009

FJALA E KRYETARIT VELJANOVSI NË SALLËN UNIVERZALE NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT–DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE ME INVALIDITET

Sot në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Invaliditet. Qëllimi themelor i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Invaliditet është që edhe një herë të rikujtojmë se këta bashkëqytetarë tanë janë këtu mes nesh. Ndërsa njëkohësisht është që të shikojmë që të gjithë ne si individë dhe si institucione, përkatësisht si shtet në tërësi, kemi bërë për këta qytetarë tanë që në tërësi të përfshihen në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Ky është detyrim yni ligjor, ndërsa më tepër është detyrim moral, nëse si individ dhe si institucione humaniteti për ne është vlerë e vërtetë humane e jo vetëm deklarative.



E enjte, 3 dhjetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOVSKI REALIZOI TAKIM ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. STJEPAN MESIQ

Në takim u theksua se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë zhvilloheen në mënyrë permanente. Në këto korniza janë edhe takimet dhe bisedimet e përfaqësuesve më të lartë të dy shteteve.



E enjte, 03 dhjetor 2009, Paris

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SESIONIN PLENAR TË 57-TË TË PARLAMENTIT EVROPIAN PËR SIGURI DHE MBROJTJE

Në Sesionin e pesëdhjeteshtatë të Kuvendit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje, Kuvendi i Unionit të Evropës Perëndimore (KUEP), që mbahet prej 1 deri më 3 dhjetor në Paris, Francë, merr pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Aleksandar Nikollovski, shef i delegacionit në KUEP, z. Xhevat Ademi dhe z. Jovan Manasievski, anëtarë të delegacionit.



E mërkurë, 2, dhjetor 2009

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË ORGANIZATAVE TË INVALIDËVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, para Ditës së nesërme Ndërkombëtare të Personave me Invaliditet mbajti takim me kryetarin e Këshillit nacional të organizatave të invalidëve, z. Dushan Neshevski, si edhe me përfaqësuesit e organizatave të invalidëve në Republikën e Maqedonisë



E mërkurë, 2 dhjetor 2009

KREMTIM I MARRËVESHJES SË LISBONËS

Në ceremoninë solemne në Lisbonë, ku më 13 dhjetor 2007, shefat e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve-anëtare të Unionit Evropian nënshkruan marrëveshjen reformuese evropiane, dje u shënua hyrja e saj në fuqi



E martë, 1 dhjetor 2009

DEKLARATË E KRYETARIT DHE NËNKRYETARËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME RASTIN E VENDIMIT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Gjithsesi, merita për këtë, si edhe për raportin e paradokohshëm pozitiv të Komisionit Evropian, është e juaja qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe mbështetjes suaj të madhe për realizimin e qëllimit strategjik, e këto janë integrimet euroatlantike. Në të njëjtën kohë dua të theksojë rolin e Kuvendit, si në këtë periudhë të mandatit, ashtu edhe në mandatet e kaluara, që i miratuan këto ligje specifike të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Me këtë rast, edhe një herë doemos duhet të theksoj puna e të gjithë ne, të cilët tani ulemi në Parlament, sepse atë që e bëmë është vlerësuar nga ana e Komisionit Evropian si hap të madh dhe cilësor përpara në procesin e integrimit në UE. Për gjithë këtë u shpreh falënderim të gjithë deputetëve dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilët së bashku me mua janë përgjegjës për punën dhe funksionimin e suksesshëm të shtëpisë ligjvënëse.



E martë, 1 dhjetor 2009

MARRËVESHJA E LISBONËS HYRI NË FUQI

Pritet që Marrëveshja e re evropiane, e cila u ratifikua nga të gjitha vendet anëtare pas mospajtimeve të gjata rreth reformave të brendshme, ta përmirësojë funksionimin e UE-së. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, UE-ja fitoi dy funksione të reja - përfaqësues i lartë i politikës së jashtme dhe kryetar i Këshillit të UE-së. Kryetar i parë i Këshillit të UE-së u zgjodh kryeministri i Belgjikës, Herman van Rompuj, i cili do të fillojë detyrën më 1 janar, ndërsa në funksionin përfaqësues i lartë i Unionit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri u zgjodh britanezja Ketrin Eshton



E martë, 1 dhjetor 2009

REPUBLIKA E MAQEDONISË ËSHTË NË RRUGË TË VËRTETË DREJT BASHKIMIT EVROPIAN DHE ALEANCËS SË NATO-s

Kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, z. Vlladimir Gjorçev dhe anëtarët e Komisionit dje patën takim me ministren e Mbrojtjes dhe Sigurisë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, baroneshën En Tejllor nga Boltoni.

Click