Njoftimet



E enjte, 3 dhjetor 2009, ora 11.00, Salla 1

SEANCA E TETËDHJETETRETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-vendim për dërgimin e njësisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacion paqësor në Afganistan;

2. Propozim-ligj për menaxhim me paketimin dhe hedhurinat nga paketimi  (leximi i parë);

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin e materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor (leximi i parë);

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor (leximi i parë);

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektimin e  pyjeve dhe gjuetisë (leximi parë);

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim (leximi i parë);

7. Propozim-ligj për sigurimin material të personave të papunë, për shkak të  privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shoqërore dhe shtetërore (leximi i parë);

8. Propozim-ligj për plotësimin e Kodit zgjedhor (leximi i parë);

9. Propozim-ligj i plotësuar për prodhimin bujqësor organik (leximi i dytë);

10. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  azil dhe mbrojte të përkohshme (leximi i dytë);

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qiramarrje të truallit ndërtimor në pronësi shtetërore (leximi i dytë);

12. Propozim-ligj i plotësuar për themelimin e Rrjetit hulumtues akademik maqedonas  (leximi i dytë);

13. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  Qendrën Shtetërore të Provimeve (leximi i dytë);

14. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  Byronë e Zhvillimit të Arsimit (leximi i dytë);

15. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim dhe trajnim profesional (leximi i dytë);

16.  Propozim-ligj i plotësuar për plotësimin e Ligjit për inspektimin arsimor (leximi i dytë).

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligjin për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, me procedurë të shkurtër;

2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetet, me procedurë të shkurtër;

3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetadministrimit lokal, me procedurë të shkurtër;

4. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontributet nga sigurimi social i detyrueshëm, me procedurë të shkurtër;

5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtër;

6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, me procedurë të shkurtër.

Click