Enjte, 20 gusht 2009, ora 14,00, Salla “Boris Trajkovski”
KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS
Propozimi i rendit të ditës :
1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrugët publike (leximi i dytë);
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i dytë);
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim (leximi i dytë);
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit (lexim i dytë);
5. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal (lexim i dytë);
6. Propozim-ligji për taksat gjyqësore (lexim i dytë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave (lexim i dytë);
8. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e komunikimeve postare dhe elektronike.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar
(leximi i parë);
2. Propozim-ligj për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Kreditore për Rindërtim – KFV, sipas Marrëveshjes për hua për projektin ‘’Kanalizimi dhe ujësjellësi i komunave Faza I ‘’ (leximi i parë);
3. Propozim-ligj për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te BERZH, sipas Marrëveshjes për Projektin Programi aksionar për përparimin e komunave dhe mjedisit jetësor në Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë (leximi i parë);
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë te Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim, sipas marrëveshjes për kredi për Projektin për përparimin e aviacionit civil (leximi i parë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës (leximi i dytë);
6. Propozim-ligj për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikim e Marrëveshjes multilaterale për të drejta komerciale për komunikacion jo të rregullt ajror në Evropë;
7. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për municion kasete;
8. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 62 nga Ligji për shkollim të lartë (,,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë’’ nr 35/08, 103/08 dhe 26/09) e parashtruar nga deputeti Mile Paçemski;
9. Propozim-strategjia për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë;
10. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për statusin dhe aktivitetet te Grupit të përhershëm punues për Zhvillim rural rajonal me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë;
11. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës së përbashkët për siguri gjatë menaxhimit me karburant nuklear të përdorur dhe siguri gjatë menaxhimit me mbeturinat radioaktive.