E mërkurë, 19 gusht 2009, ora 11.00, Salla “Boris Trajkovski”
KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, për vitin 2008;
2. Propozim-ligj për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Kreditore për Rindërtim – KFV, sipas Marrëveshjes për hua për projektin “Kanalizimi dhe ujësjellësi i komunave, faza I“ (leximi i parë);
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas marrëveshjes për kredi për Projektin për përparimin e aviacionit civil (leximi i parë);
4. Propozim–ligj për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te BEZHR, sipas Marrëveshjes për Projektin Programi aksional për përparimin e komunave dhe mjedisit jetësor në Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë (leximi i parë);
5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (leximi i parë);